• |
ide | kryesore

Video/ “Lijepa Li Si”: Neuer këndon këngët e grupit fashist, në Gjermani shpërthejnë polemikat

-Instant, Sport, Video



Manuel Neuer, kapiteni i kombëtares gjermane e i Bayern Mynih, është bërë protagonist pa luajtur, por sepse është shfaqur në një video, ndërsa këndon Lijepa Li Si (”Ti je e bukur”), një këngë e Thompson, grup kroat i akuzuar shumë herë se i bën lavde fashizmit nacional. Banda quhet “Thompson” pikërisht sepse Marko Perković, këngëtari kryesor, gjatë luftës përdorte një pistoletë të markës Thompson.

Gjatë pushimeve në Dalmaci, Neuer është filmuar ndërsa së bashku me disa miq (përfshirë përgatitësin e portierëve të Bayern Toni Tapalovic) këndon buzë Adriatikut, Lijepa Li Si, himnin e bukurisë së Kroacisë. Thompson, në koncertet e tyre, luajnë edhe këngën Ustascia, që celebron vrasjen e hebrenjve e serbëve në kampet e përqendrimit në Jasenovac e përshëndesin publikun me krahun e tendosur, aq sa banda është ndaluar të japë koncerte në disa vende europiane.

Ky është motivi pse në Gjermani ka shkaktuar polemika video e Neuer e opinioni publik po kërkon që portieri të marrë pozicion mbi atë që ndodhi. Për momentin Manuel nuk ka dashur të japë komente, ndërsa nga stafi i tij bëjnë të ditur se Neuer nuk flet e nuk kupton kroatisht. Fakti që me të ishte Toni Tapalovic, miku i tij, në gjendje të flasë perfekt si kroatishten ashtu dhe gjermanishten nuk e ndihmon që të evitojë kritikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *