• |
ide | kryesore

“Zgjodha të mos dërgoja shumë njerëz në thertore” Sormani shigjeton Partizanin për papërgjegjshmëri

-Instant, F1, Sport

Adolfo Sormani ka zgjedhur median italiane për të dhënë shpjegime për veprimin e tij përpara derbit me Tiranën, që solli edhe divorcin me Partizanin, pas shtatë muajsh në krye të skuadrës. Sipas asaj që ka shpjeguar tekniku për Tuttomercatoëeb ka patur këndvështrime të ndryshme mes tij dhe shoqërisë në lidhje me administrimin e disa rasteve pozitive me Covid-19 brenda grupit të skuadrës.

A mund të na tregoni motivet pas lamtumirës tuaj nga Partizani?
“Situata është e thjeshtë: ne kemi bërë një zgjidhje të marrëveshjes, ka qenë një ndarje konsensuale, jo një shkarkim. Arsyet janë thënë menjëherë: në mënyrën si e shihja unë, ishin rrëzuar kushtet për garantimin e sigurisë. Nuk po flas për sigurinë time ose të bashkëpunëtorëve të mi, është një diskutim më i përgjithshëm që ka të bëjë me të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore, ndeshjet


Na tregoni cfarë ndodhi në ditët e fundit?
” Në ditët e kaluara ishin shfaqur 2 raste pozitive brenda grupit. Për këtë, i kërkova shoqërisë që të kryenim tampona për të gjithë përpara se të ktheheshim të stërviteshim. Të enjten më datë 9 rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por klubi na ka kërkuar që të stërvitemi në funksion të derbit me FK Tirana të ditës së nesërme. U thashë jo sepse ishte një situatë që nuk duhej marrë lehtë, moralisht dhe në mënyrë etike nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët sidoqoftë u stërvitën, vetëm më vonë tamponët treguan që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip (pra 5 në total, përveç motrës së një futbollisti)”.

E ju si u sollët?
” Për mua ishte e qartë se situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vihet në plan të dytë. Kur dolën rastet e para pozitive unë telefonova një virolog në Itali dhe ai gjithashtu më tha që të ndalem menjëherë. Unë u futa në izolim që të mërkurën në datë 8 nga ndjenja e detyrës, por askush nuk ma kishte imponuar. Për mua nuk ishin kushtet për tu stërvitur, e jo më të luhej një ndeshje, për më tepër kësaj pa masat e nevojshme si maskat”.

Një këndvështrim ndryshe nga ajo e shoqërisë…
“Për ta ishte gjithçka normale. Madje erdhi drita jeshile edhe nga Federatës për të zhvilluar derbin, pavarësisht gjithçkaje. Për mua nuk ishte ashtu, siç thashë më parë aspekti sportiv në momente të caktuara vjen pas asaj etike dhe deontologjike duke menduar për të gjithë grupin e njerëzve që sillen rreth ekipit”.

E tek lamtumira, si arriti puna?
“Unë i thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen, i thashë që do të zgjidhja të mos dërgojë shumë njerëz në thertore. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Nga ky moment u ulëm me klubin dhe mbërritëm në zgjidhjen konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm rrugën e ndarjes miqësore”

3 Comments

  1. I vellai i atij qe na mbylli ne paraburgim ne menyre atiligjore ka bere kasapane te partizani. Pse nuk e hetojne per infektim te qellimshem langaraqin qe i ngjan shume te vellait dhe ne perversitete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu