• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur, kumbara e vajzës së Katy Perry-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Duket se bebushi i çiftit të famshëm është i destinuar për të qenë një yll, ende pa lindur, pasi Katy dhe Orlando e kanë vendosur që do ta rrethojnë vetëm me njerëz të suksesshëm.

Çifti, do shumë që Jennifer Aniston të jetë kumbara e bebushit të parë dhe aktorja është e ngazëllyer nga një propozim si ky. “Katy dhe Jen janë shumë të afërta me njëra tjetrën. Gjatë karantinës ato bënin shëtitje të gjata dhe kaluan shumë kohë bashkë. Katy dhe Orlando gati sa nuk qanë kur e pyetën nëse donin të ishte kumbara e vogëlushes, kurse ajo nuk i mbajti dot lotët!”- u shprehën burime pranë dyshes.

Katy është në fund të pritjes së ëmbël. Vogëlushja e parë e çiftit pritet të vijë në jetë pas pak javësh dhe gjithçka është gati për ardhjen e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *