• |
ide | kryesore

Andi Bejtja: Loja treshe mes Wadephul, Ramës dhe Rudina Hajdarit

-Instant, Arkiva, Blog
andi-bejtja.jpg



Gjermania bëri deklaratën më të fortë të mundshme ndaj tentativës së Kryeministrit Rama, për të prekur Kushtetutën, aspi për të hapur listat, por në fakt për të vetmin qëllim, për të penguar koalicionet qeveritare.

Thelbi i deklaratës është i rëndë, dhe megjithëse është një apel i fortë për maxhorancën, në fakt prek të gjithë shqiptarët, sepse ka vendosur si kusht mosprekjen e marrëveshjes së 5 qershorit me hapjen e negociatave.

Lexo me tej:

Kërcënon Gjermania: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave

“Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje”.

Pas kësaj deklarate, të gjithë po presin reagimin e Ramës, (do tërhiqet, nuk do tërhiqet ndërkohë të them të drejtën më kurioz, personalisht jam si do e kuptojë këtë deklaratë, opozita parlamentare, dhe në veçanti Rudina Hajdari, që ndryshe nga kolegët e saj, vazhdimisht nënvizon se po Llufton për ideale, siç është shprehur dhe ajo vetë “për demokracinë dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.

Deri tani, ne rastin me te mirë, kanë pretenduar se “po përdorin djallin, për punë të mira”.

*Marre na Facebook i autorit



1 Comment

  1. Shurra -Rudina-ra nga gremina kaq e pati dhe ” shkelqimi” i kesaj idioteje ne politike sebashku me ate kukuvajken -Murrizi-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *