• |
ide | kryesore

Mbyllja e kufijve të BE dhe “historia e suksesit” në luftën ndaj pandemisë

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Bashkimi Europian po ripërsërit një mbyllje të dytë të kufijve me Shqipërinë duke na çuar drejt një izolimi, në rastin më të mirë, deri në fund të korrikut, për shkak të infektueshmërisë së lartë nga Covid -19, në raport me popullsinë.

Nëse kur kjo ndodhi për herë të parë, mediat pranë qeverisë dhe eksponentë të saj filluan të thërrasin për teori komploti, që na diferenconin me pa të drejtë nga fqinjët tanë, këtë herë, kur vendimi nga Brukseli po konfirmohet, duket se tonet janë më të ulëta për të kundërshtuar dështimin e shtetit shqiptar në luftën ndaj pandemisë.

Lexo me tej:

Shqipëria sërish e izoluar/ BE mbyll edhe për dy javë kufijtë për ne

Situata e sotme fatkeqësisht nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e suksesit, për përballimin e këtij armiku, që filloi të propagandojë Rama aty nga mesi i majit dhe që arriti kulmin e saj me deklaratën e atij deputetit rilindas që shpalli pa pikë droje, se falë punës së qeverisë ne jemi sot edhe më mirë se Italia dhe Gjermania.

Vetëm sa për të pasur një ide të këtij absurditeti, në të njëjtën ditë që Shqipëria kaloi për herë të parë shifrën e mbi 100 të infektuarve të rinj, vende si Italia apo Gjermania me 30 fishin e popullsisë sonë, deklaronin mes 150 dhe 160 të infektuarve në ditë.

“Jemi më mirë se Gjermania”/ Rilindasit e kanë humbur, ça thotë Rama s’thotë Bushati (videot)

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim. Ajo ka të bëjë më mënyrën skandaloze se si u organizua tek ne edhe karantina ekstreme edhe hapja graduale. Përpos eksperimenteve cinike të orareve se kur duhet të dilnin nga shtëpite pensionistët dhe kur nënat me fëmijë, përpos perversitetit të videove me kufoma dhe me “dhunën” e policisë spanjolle, qeveria nuk mori asnjë masë të themeltë për t’u përgatitur për ditën që do të vinte pas.

Gjithçka u la në dorë të fatit duke ëndërruar se do të ndihmoheshim nga përdorimi me shumicë i citateve të biblës dhe kuranit, pa shtuar numrin e testimeve, pa pajisur me mjete të sofistikuara mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor (jo vetëm infektivin) aq sa QSTU u bë vatra e shpërndarjes së virusit, pa siguruar së paku maska për vendet e punësimit masiv, si fasoneritë.

Edhe fakti që buxheti i rrënuar dhe paratë e shpenzuara tjetërkund e bënë Shqipërinë vendin me ndihmën direkte më minimale në rajon (0.8% të GDP) i shtyu njerëzit e izoluar dhe të varfëruar të dilnin si të ndërkryer nga izolimi për të rikuperuar paratë dhe kohën e humbur.

E gjithë kjo papërgjegjshmëri ka pjellë situatën ku ndodhemi sot dhe parashikimet edhe më pesimiste që po bëhen për të ardhmen.

Tani askush nuk është në gjendje të kuptojë se përse na karantinuan papritmas nëpër shtëpi, kur nuk kishte asnjë të vdekur dhe nuk marrin asnjë masë tani kur ka nga 2- 3- 4 viktima çdo ditë. Gjithsecili e ka të pamundur të shpjegojë, se përse i ndalonin përmes thirrjeve në Facebook, burrë dhe grua të hypnin në të njëjtën makinë, në kohën kur shpallnin vetëm 20 të infektuar dhe hapën transportin publik në ditët që ka mbi 100 të tillë.

Mashtrimi me “videon spanjolle” / Ne jemi në luftë, por komandanti na ka lënë

Për çdokënd përbën një absurditet se si atëherë policia shembte në dru një të ri që kalonte me 5 minuta orën e shtetrrethimit, ndërsa sot lë me qindra të tillë të dehen me alkool dhe virus në diskot e jugut, në fundjava.

Pikërisht kjo politikë delirante dhe këto vendimarrje të përçarta, po bëjnë që ndryshe nga të gjitha vendet e Europës perendimore ne ta përjetojmë pikun e pandemisë, pasi piku i izolimit ka kaluar. Dhe kjo është në fakt edhe arsyeja reale, përtej teorive komplotiste, që BE po na i mban kufijtë të izoluar. Të dhënat e tyre iu tregojnë se ne jemi më keq sesa kur ishte vërtetë keq. Dhe ky izolim i ri, këtë herë jo brenda shtëpive, por brenda vendit tonë është dëshmia më ulëritëse që diskrediton pallavrat me histori suksesi.

Pas kësaj le të vazhdojnë të broçkullisin, se falë kësaj qeverie jemi dhe më mirë se Italia dhe Gjermania që po na i mbajnë dyert të mbyllura.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Problematike e madhe ne jug te vendit ku bare e pub si Folia ne Jale apo neNobi Palase klientet rrine njeshur njeri me tjetri. Atje te rinjte po marrin Covidin dhe po jua cojne ne shtepi prinderve. Do shikoni se cdo ndodhe ne shtator e vazhdim. Mesa duket i ka dalur jashte kontrolli Ministrise se hajdutave te Shendetesise qe kontrollojne vetem ne Tirane por ne gjithe bregdetin nuk ke nje kamarier me maska. Perpara drejt suksesit te rradhes, MBYLLJES

  2. Ia ke keputur ko Bushat. Lufta kunder covjdit ishte nje histori suksesi. Disa njerez u zgjuan ne mengjes miliardere me tenderat. A ka me shume sukses se kaq…

  3. ca inatciu je mer bushat
    be i ka mbyllur kufijte edhe me ameriken pale me ballkanin
    ik o zorraxhi se te te ka mbytur inati

    1. mund te na e shpjegosh “inatin” qe ka bushati dhe me ke? bushati ka sukses me gjith keta artikuj e me ket material te bollshem qe po i jep ky idiot

  4. ANDI BUSHATI DHE STAFI ,LAPSI .al PORTALI ME I LEXUAR NE TROJET SHQIPTARE thotë:

    ZOTI ANDI BUSHATI,TE DEGJOJ NE TE GJITHE STUDIO TV KU JENI I FTUAR DHE PO I DEMASKONI ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA,psh ZAGARIN CARLO BOLJA QE I VJEDH LEKET E SHQIPËRTAREV DHE MBRON KRIMET EDHE HAJDUTERINE DHE GRABITJE QE I BENE EDI RAMA ,BILES MBREN ENTONI E SHURROJ NE SURRAT KEQ FARE ZAGARIN E EDI RAMES CARLO BOLEN,NE FAKT NUK ESHTE VETEM AI ,POR BYTHLEPIRES TE EDI RAMES IANE EDHE KOL SALLAKU LORENCE VANGJELI SKENDER KURVA MINXHOZI DHE YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU

    1. Car-Bol nuk eshte i tredhur, eshte me keq, eshte i shitur. Ai nuk memdon per gje tjeter vec per llogarine bankare.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA,CARLO BOLJA DHE KOL SALLAKU-SKYPE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLINO NUK E PUBLIKOJN DEKLARATEN E GJERMANISE HAHA HAHA,SI DUKET JU KA MBETUR LLAP A NE BY**TH TE EDI RAMES

  6. Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.

    1. O sufllaqe, eshte koment i gabuar ky qe ke marre copy paste ne oren 21:15. Do duhej te vendosje kete koment: Albania the best. Jo po akuzonin se nuk behen teste, nuk kishim strategji e sa e sa te tjera. Pastaj do duhej te shtoje deklaraten e ministrit qe Shqiperia eshte 50 here me mire se Italis dhe 10 here me mire se Gjermania. Ne fund edhe dicka nga vetja: Na i mbyllen kufinjte se kane frike se mos cojme imunitetin ndaj covidit dhe leme pa pune mheksine e BE-se. Keshtu do ishe njesh dhe neser do perfitoje vec sufllaqes edhe nje llalle, ndersa sonte do merre nje gote uje te paster nga UKT e lali Erit. Ne fund, mund te te jepnin edhe nje flete lavderimi per ta varur ne mur. Vetem aman bej kujdes se mos marresh virusin ne ato bodrumet e mbyllura nga shkruan. Do duhej te te benin nje ceremoni varrimi madheshtore dhe do rrezikonin FRESSH-in pastaj, ndersa familja jote do merrte nje pension lufte…

    1. Sa e paske ruajtur Bushatin o ladi, apo masturbohesh bashke me te dhe e ke inatin se te ka lene vetem keto dite…

  7. Andi, që t’i kuptosh lëvizjet e çrregullta dhe të paarsyeshme të këtyre njerëzve ne lidhje me këtë “pandemi” te sajuar, duhet të njohësh mirë në fillim karakterin e poshtër të tyre. Keto levizje që bëjnë keta janë tërësisht të qëllimshme dhe dashakeqëse dhe në varësi të situatës në dorë. Keta jane sherbetoret e Luciferit dhe kete nuk e them ne menyre figurative, po tamam ashtu jane, keta e urrejne te miren dhe gjerat e Zotit. Mos bej edhe ti gabimin e shumices duke i gjykuar nga aparencat. Veshtro me thelle dhe ne drejtimin e duhur. Te kuptohemi, jo te gjithe “rilindasit” jane te tille, por nje grup i fuqishem i tyre qe ben ligjin (Rama me shoke) dhe sahanlepiresit e tjere i shkojne mbrapa lepe-peqe per te kapur edhe ata ndonje cope. Pak e dine keta te fundit qe jane idiotet e dobishem per ata satanikë. Kurse populli ne pergjithesi nuk arrin ti kuptoje plotesisht keta, megjithse jane me te zgjuar nga gjumi se heren e pare. E pe si u ngriten njerzit ne Serbi kunder qeverise se tyre kunder kyçjes perseri? Ashtu behet!

    Tani, shih se ç’bëjnë, e mbyllen njëherë, e hapen pak, po e mbyllin prap dhe cikli perseritet, tamam si loja ngriva-shkriva. Pse e bejne kete? Per disa arsye. Per te lodhur njerzit, per ti dhene kohe vetes se tyre per tu bere gati, per te shkaterruar ekonomine, ate private sidomos, qe te sjellin keshtu “Rendin e tyre te Ri Boteror”. E ke vene re si flasin per “rinisjen e economise” (economic reset)? Kjo eshte fjale kod e tyre qe don te thote shkaterrimi total i ekonomise boterore, per tu zevendesuar me diktaturën e tyre socio-politiko-ekonomike. Kjo ngjan pak me fenomenin tone dikur nga fillimi i 1990 kur nje gje te tille e quanim “Terapia e Shokut” (Shock therapy) dhe e dime se si vajti ajo.

    Te tjerat (testimet, maskat, tamponet, distancimi, etj) jane gjera anesore dhe hutuese, per te larguar vemendjen nga gjerat themelore. Per sa kohe njerzit flasin per ato broçkulla anesore, populli e ka davane e humbur. Ketu kemi te bejme me një shkalle te larte mashtrimi dhe njerez sociopat kriminelë.

  8. Lulzim Basha ka caktuar edhe drejtuesit e Qarqeve.

    Në disa takime ka pasur edhe sherr, dhe kjo, me sa duket, ka shtyre demokratët e Kinostudios që të vënë portretin e Nënë Terezës në zyrë, për të frymëzuar paqen.

    Natyrisht portreti i Lulzim Bashës duhet të jetë shumë më i madh dhe prezent në zyrë!

    Aq sa të duket, sikur ai është fizikisht aty.O miri dhe ti ishe mbreme te kjo salla ku flet vokshi i vjollces

  9. Me duken shume reale ceshtjet e prekura me siper. Nuk kane rendesi fare bindjet politike ne kete situate. Si do shkoje situata ne kete vend!!! ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *