• |
ide | kryesore

Bashkia Durrës miraton shembjen e pallatit 6-katësh dhe një shtëpie

Lajme



Bashkia Durrës ka miratuar ditën e sotme prishjen e një pallati 6 katësh në Sukth të dëmtuar nga tërmeti.

Po ashtu është miratuar edhe shembja e një banesë private në Durrës.

“Për vijimin e procedurave të prishjes së detyruar të 6 pallateve të ndodhura në njësinë administrative nr.1, njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe të 1 (një) banese individuale të ndodhur në njësinë administrative nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.”

Nga ana tjetër, është miratuar edhe lista e përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Manëz.

Këshilltarët bashkiakë të Durrësit i kanë marrë këto vendime online për shkak të masave anti-Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *