• |
ide | kryesore

“Jemi të huajt e ka**t”: Fyerje raciste ndaj basketbollistes paralimpike, i plagosin të atin që e mbrojti

-Instant, Sport



Beatrice Ion, basketbollistja e kombëtares paralimpike italiane, të enjten e kaluar është fyer me fraza raciste pranë shtëpisë së saj, në Ardea (Roma), nga një njeri që pastaj ka plagosur edhe të atin që u mundua ta mbronte. Ishte vetë 23 vjecarja, me origjinë rumune por rezidente në Itali prej 16 vjetësh, që e ka treguar ngjarjen në Facebook. “Mos më thoni që racizmi nuk ekziston, e ti anashkaloj fyerjet që mu bënë sepse jam me aftësi të kufizuara” ka shkuar në post Ion.

Basketbollistja mbërriti në Itali për të luftuar poliomelitin që e kishte prekur në moshën 3 mujore: “Jetoj në Itali prej 16 vjetësh, kam nënshtetësinë italiane e kam bërë këtu shkollën. Studioj në Universitet, luaj basket në karrocë me kombëtaren italiane dhe e konsideroj veten plotësisht italiane. E megjithatë u sulmova. Babai im është në spital me shumë mundësi me një mollëz të thyer sepse e thënë sipas tyre jemi të huajt e ka**t që duhet të kthehen në vendin e tyre”.

NGJARJA: “Unë e mamaja ishim brenda e një tip bërtiste që të dilnim. Babai po kthehej nga shëtitja e zakonshme e gati as nuk arriti ti fliste, i goditur me kokë disa herë. Bërtiste edhe para karabinierëve: kam një curriculum kriminal, vajzën tënde handikapate do e kap në rrugë e të më bëjë një punë… Ishin vërtetë momente të këqija. E mos më thoni që racizmi në Italia nuk ekziston. E kam jetuar sot pas 16 vjetësh e ndihem keq. Atij që më sulmoi i them ti vijë turp, mund të jemi edhe të huaj por kemi më shumë dinjitet se ata e kush pa pa bërë asgjë duhet ti vijë edhe më shumë turp”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *