• |
ide | kryesore

Kërkesa e opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës, reagon Presidenca: I jepni fund marrëzisë, Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën në dy nene, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.

Në një postim në rrjetet sociale nga Tedi Blushi, zëdhënës i Metës, thuhet se Kuvendi ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie.


“182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit. Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues”.

“Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!“, thuhet në deklaratë.

Postimi i zëdhënësit të Presidentit

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues.

Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.

E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱
SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱🇪🇺

7 Comments

  1. sa po e tallni lucin ju krejt me ne, u bete milionera e prap su ngopen, po te femijt tuaj do ju pelcasi e keqja te gjithve sic disave ju ka pelcit me kohe

  2. Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.

  3. NESE SISTEMI ESHTE GJYSEM I HAPUR , NUK ESHTE ME MARREZI POR ÇEMDURI .
    MURRIZ , HAJDARI, HALITI, GJONI MOS E PRANONI KETE ÇMENDURI .
    PUNET GJYSMAKE DO TE VERTETONIN SE JENI AKOMA ME SHARLATAN SEÇ JU KANE QUAJTUR .

  4. Si nuk bene nje gje te hajrit keta politikane ? Si nuk doli nje njeri e te thote se nje edhe nje bejne dy . Opo ça rrace bastarde paskemi qene ? Turp o Murrizi , o Hajdari nese e mbeshtesni kete pis burr 2 m.

  5. pse nuk dele ilir meta ta puthi kushtetuten tani, ilir puthesi, iliri qe puthen ashtu sic duhet flamurin dhe kushtetuten, ilir llapa, ilir llapushi qe i ka femijet ne angli duke i shkolluar atje, ilir qe i fut gjuhen kushtetutes tek blendi fenvziu pse nuk del ta mbroje tani kushtetuten, i lepiu iliri te dyja shqiponjat fort e fort te flamurit

  6. Beni dhe nje here -Biz-
    qe te dali shoku Murriz
    porsi -kone-te filloj te lehe
    edhe dhembet le te mprehe

    Te dale dhe ajo -cektina-
    qe emrin e ka Rudina
    te bashkohet dhe ai -domuzi-
    me emrin -kujtim gjuzi-

    le te dalin te pellasin
    te cirren ,te gerthasin
    fitore kete ta quajne
    me gjethe fiku bythen te kruajne

    te ulurine si cifuti
    ne menderet i -Gjati-ja u futi
    jua plotesoi kete teke
    u bene bashke bythe e breke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu