Sipas Lleshajt qytetarët duhet të paraqesin dokumentacionet në e- Albania teksa thekson se kjo vlen jo vetëm për lehtësim të shërbimeve, por që tashmë mos ketë më kontakte me Komisionet dhe të mund të negociohet për gjobat.

Më tej ai thekson se së shpejti në qeveri dhe Kuvend do të kalojnë ndryshimet e reja në Kodin Rrugor për të reduktuar fatalitetet në aksidentet rrugore.