• |
ide | kryesore

Manastirliu: Maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të mbyllura, penalizime për ata që nuk i përdorin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maskat do të jenë të detyrueshme në ambientet e mbyllura. Kështu deklaroi Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, për ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID19 nga mjekët e familjes.

Ajo tha gjithashtu, se të gjithë ata individë të cilën nuk do e mbajnë maskë, do të penalizohen.

“Me vendimin e Komitetit Teknik, kemi vendosur që maskat të jenë të detyrueshme për të gjithë individët.

Të gjithë ata individë të cilët nuk do të përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Kjo është një detyrë e gjithësecilit. 

Nuk mund të rrezikojmë njerëzit tanë të dashur dhe personelin që ndodhen në vijën e parë të luftës, nuk mund ta çojmë sistemin shëndetësor në kolaps. Shëndeti nuk ka çmim.”



1 Comment

  1. te penalizohesh nga ju mortje…. u cfare derexheje…..por bota eshtw rrumbullak dhe keshtu do jete gjithmon kur kur ju te mos jeni…. rrumbullak..bile dhe me keq per brezat qe do vine…mos harroni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *