• |
ide | kryesore

Muriel rrëzohet keq, përfundon në spital: kolumbiani ka pësuar një traumë në kafkë

-Instant, Sport



Frikë në shtëpinë e Atalantës për gjendjen e Luis Muriel. Sulmuesi kolumbian është shtruar në një klinikë në Bergamo pasi është rrëzuar në mënyrë aksidentale. Sipas asaj që bën të ditur Bergamo e Sport, Muriel, pasi ka rrëshqitur, ka pësuar një traumë në kafkë me një plagë të dukshme. Qendërsulmuesi kolumbian është dërguar menjëherë në një klinikë lokale për të monitoruar situatën.

Kontrolli i parë ka dhënë fatmirësisht rezultate optimiste, ndërsa nuk është ende e qartë dinamika e aksidentit të kryegolashënuesit sezonal të Atalantës. Gati e pamundur që Muriel të jetë protagonist në derbin kundër Brescia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *