• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta prezantuesi i “Discovery Channel”

-Instant, Paparazzi, Slider



Me siguri ju ka rastisur qoftë edhe një herë të vetme të shikoni në “Discovery Channel” njërin prej emisioneve të prezantuesit të njohur Grant Imahara.

Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare ndërsa lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga “Discovery Channel”.

“Jemi zemërthyer që po e dëgjojmë këtë lajm pikëllues për Grant-in. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes tonë të Discovery-t dhe ishte vërtet një njeri i mrekullueshëm. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen e tij.”- thuhej në deklaratën zyrtare.

Ky lajm ka pikëlluar sidomos kolegun më të mirë Imahara-s në ekran, Adam Savage, i cili ka thënë se nuk ka fjalë dhe se do t’i mungojë miku i tij me të cilin ndau 22 vite karrierë.

Mësohet se prezantuesi i njohur ka ndërruar jetë për shkak të aneurizmit të trurit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *