• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në muajin e 8-të të shtatëzanisë ylli i rrjeteve sociale

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i mediave sociale Nicole Thea ka ndërruar jetë së bashku me djalin, ka njoftuar faqja e saj në Instagram. Një deklaratë nga nëna e saj thoshte se 24-vjeçarja, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, e kishte emëruar djalin e saj Reign me partnerin Boga. Asnjë shkak i vdekjes nuk u zbulua në post. Kërcimtarja dhe influencuesja, e cila jetonte në Londër, i kishte mbajtur fansat e azhurnuar gjatë shtatzënisë së saj, duke postuar rregullisht video në kanalin në YouTube dhe në faqen në Instagram. Disa video që Nicole i kishte filmuar para vdekjes së saj do të publikohen në kanalin e YouTube, konfirmoi deklarata.

Partneri i saj Boga, pjesë e grupit “Ghana Boyz”, kohët e fundit kishte postuar një video të tij duke kërcyer pranë një karroce fëmijësh, ku shkruante se mezi po priste ta nxirrte djalin në park.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *