• |
ide | kryesore

Opozita kërkon rritjen e numrit të tamponëve, reagon ISHP: Kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratrike, Bardh Spahia, i cili i bënte thirrje ministres Manastirliu që të merrte masa për kite të tjera testesh. Në deklaratën e tij ISHP thotë se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid-19.

Në përfundim të reagimit ISH- i bën thirrje PD-së që të mos bëjë politikë me situatën e COVID-19, por t’i bashkohen përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.

Deklarata

“Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët.

Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshura si të prekur nga Covid19.
I

bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”.



2 Comments

  1. po pra po bejne testime. I kam sinjalizuar qe te dielen dhe doktori me tha qe ke te gjithe simptomat e covid. Sot e merkure dhe akoma skan ardhur per tme bere tamponin. Edhe kur te merr ne tel ISHP eshte me numer “restricted” qe mos kesh mundesi ta marresh mbrapsht. Shtet kurv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *