• |
ide | kryesore

PD-Ramës: Lexoje mirë deklaratën e Bundestagut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimit gjerman, në lidhje me lojën e Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

‘Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve’, shkruan Gazment Bardhi, i cili shpërndan dhe deklaratën e plotë të Johann David Wadephul.

Deklaratë e Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul:

‘….Ndryshimet kushtetuese do të minonin tërë reformën zgjedhore dhe kështu do ta asgjësonin atë. Në praktikë, kjo do të thoshte, se Parlamenti shqiptar do të bënte të pavlefshme reformën zgjedhore të arritur me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të vendoste parlamentin shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, të marrë në mars të këtij viti, dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, një qasje e tillë do të ishte një shkelje e jashtëzakonshme e besimit ndaj BE-së, OSBE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e një reforme të mirë zgjedhore.

Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje.

Prandaj u bëj thirrje kolegëve në Parlamentin shqiptar:

Bëni një hap të madh drejt forcimit të demokracisë në vendin tuaj dhe miratoni reformën zgjedhore siç përcaktohet në marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore.

Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman.

Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!’



6 Comments

  1. Kujt i thuhen keto fjale… Nje njeriu qe e di se rrezimi nga pushteti e con ne burg. Mendoni se do reflektoje? Ky person nuk eshte thjesht i lidhur me karriken si Berisha i 1997, ky njeri e di se rrezikon shume dhe do qe te marre sa me shume me vehte. Ose minimalisht do qe te coje ne burg gjithe te vetet dhe te shpetoje vete.

  2. Njerez ka edhe te zi ka edhe te bardh por ka edhe te verdh edhe te kuq , ndersa derrat kane vetem nje turi .
    Ju jeni te gjithe derra me nje popull totalisht dele . livadhisni edhe ca kohe akoma .

  3. Jam dakort me komentin me siper. Duhet kujdes se Rames nuk ia njohim limitet. Dyshoj shume se Rama iken me zgjedhje.

    1. Rama është langaraq, tani që ndërkombëtarët e njohën çfarë muti është. do ti bëjnë presion dhe nqs ai do të vazhdojë në të vetën, do i shkelin syrin Bashës për ta rrëzuar me protesta. Me përjashtim të pak rilindasve që do të humbin shumë bashkë me ramën, pjesa tjetër nuk ka motiv të sakrifikojë kokën apo burgun për vjedhjet e ramës, kështuqë rama është lakuriq, as 24 orë nuk do të zgjasë rrëzimi i tij me anë të protestave.

  4. PSE NE SHQIPERI KERKOJNE STABILITET PA DEMOKRACI DHE NE VENDET E TYRE DUAN SE PARI DEMOKRACI DHE PASTAJ STABILITET? UNE DYSHOJ TEK KETA KURVA , KETA JANE SHKAKU I GJENDJES SONE MJERANE , GJITHMONE ME BEKIMIN E KURVAVE TONA TE POLITIKES .

  5. Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *