• |
ide | kryesore

Rrëfimi i tradhtisë së Jada Pinkett përballë Will Smith, rekord shikueshmërie

-Instant, Paparazzi, Slider



Rrëfimi i Jada Pinkett Smith në Red Table Talk ka vënë rekord të ri në Facebook për episodin origjinal më të shikuar brenda ditës së parë të publikimit – raporton Variety. Tregimi i aktores për aferën me këngëtarin August Alsina është shikuar mbi 12 milionë herë brenda 16 orëve të para.

Ka qenë pikërisht Jada, ajo që e ka mbajtur rekordin e mëparshëm të shikueshmërisë, pasi intervista e saj në vitin 2019 lidhur me aferën e pretenduar me Tristan Thompson (babanë e vajzës së Khloe Kardashian) kishte marrë 7.6 milionë shikime brenda një dite. Gjatë episodit 12 minutësh të titulluar “Jada Brings Herself to the Table”, 48-vjeçarja e ka treguar të vërtetën prapa spekulimeve për lidhjen me August, ndërsa ndodhej përballë bashkëshortit të saj 51 vjeçar. Jada ka shpjeguar se ishte miqësuar me këngëtarin para katër vitesh, gjatë kohës kur ajo dhe Will po kalonin një periudhë të vështirë dhe jetonin ndaras. Në fakt, me Alsinan (i cili asokohe ishte 23 vjeçar) ishin njohur përmes djalit të çiftit, Jaden Smith.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *