• |
ide | kryesore

Shfajësimi i Manchester City trondit merkaton: Guardiola tani do më të mirët

-Instant, Sport



Manchester City është gati të bëjë një merkato të madhe pasi ka siguruar shfajësimin nga ana e CAS në lidhje me thyerjen e rregullores së Fair Play financiar. Cështje, e jo vetëm, krenarie për sheikun Mansour që kërkon të rimarrë revanshin ndaj Uefa-s. Guardiola ka festuar në rrjetet sociale, natyrisht do të qendrojë në pankinën e Citizens e prêt tani dhuratat e klubit. Emra të rëndësishëm ato që nënvizohen nga Daily Mail: nga Lautaro Martinez tek Alaba dhe një tronditje e merkatos së verës, duke vënë në rrezik të gjithë objektivat e atyre që i kishin bërë llogaritë pa City-n.

Sulmuesi argjentinas i Inter është gjithnjë në shënjestrën e Barcelonës, por tani edhe Guardiola e ka treguar si përforcim për sulmin. Klauzola prej 111 milionë euro ka skaduar kështu që duhet negociuar me Marotta. Pastaj është Alaba që dëshiron të largohet nga Bayern Mynih dhe është i kërkuar nga të gjithë të mëdhenjtë e Europës.

Jo vetëm Inter duhet të shqetësohet, por edhe Napoli. Anglezët kanë vënë si objektiv Kalidou Koulibaly, i preferuari i Pep që prej disa vitesh. Napoli kërkon të blindojë, por firma e rinovimit nuk ka ardhur ende e oferta ekonomike nga Premier mund të jetë shumë mikluese për mbrojtësin. Kështu, Manchester City mund të shpenzojë pafund dhe të gjithë klubet e mëdha të Euròpës janë të paralajmëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *