• |
ide | kryesore

Shqipëria sërish e izoluar/ BE mbyll edhe për dy javë kufijtë për ne

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta ame të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm.

“Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë” njoftoi korespondentja nga Brukseli Erisa Zyka.

Sipas saj ky informacion vjen pas takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian.

Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura pêr shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19. Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, i është shtuar Australia dhe Kina.



13 Comments

  1. a e kuptoni qe vlejme me pak se muti , kina mashtroi e perhapi virusin e fitoi te drejten te bredhe para nesh

  2. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”Distancim social larg shpellkareve dhe europa na lejon

    1. Me idiote si ti do perfundojme keq fare !
      Mbeshtet perseri qeverine e jevgjiteve jugore dhe pastaj te gjithe ne Turqi tek Erdogani ???

  3. Albania the best heeee. Pa strategji, pa testime pa asgje dhe jemi ne vend te pare ka thene kryetari i rilindjoteve. Jemi 50 here me mire se Italia dhe 10 here me mire se Gjermania. Deri ne fund te korrikut askush nuk mund te hyje ne Shqiperi. Perpara me rilindjen…. Mos harroni te pyesni edhe Lymsym Rrumizin se ai di shume.

  4. Nuk po na izolojnë vetem mga covidi. Sot ministri i jashtem gjerman Hajko Maas deklaroi qe ne fund te vitit çelim negociatat per pranimin e Maqedonisë në BE, ndersa thekson se me Shqiperinë veshtire te ndodhi kjo!

  5. Ku eshte ai kopili o vogel,Cakaj te shkoj atje ne bruksel te hape kufijt.Edhe me viza spo ikim dot me.Ne jemi fundi i kazanit.

  6. Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *