• |
ide | kryesore

Sikurse të mos mjaftonte humbja e pasurisë, Johnny Depp borxh edhe 100 mijë dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp ka pohuar se ka ngelur trokë pasi humbi të gjithë pasurinë e fituar nga filmat. Bëhet fjalë për një shumë prej 650 milion dollarësh dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh. Aktori, 57 vjeç, u kthye sot në Gjykatën e Lartë të Londrës për të dëshmuar kundër gazetave që supozohet se kanë shpifur për të. Gjatë dëshmisë së sotme, Depp foli edhe për financat e tij, ku zbuloi se ka humbur të gjitha fitimet nga filmi “Pirates of the Caribbean”. Ai i tha gjykatës se pasi pasuria e tij u asgjesua, i lanë edhe 100 milion dollarë borxhe, për shkak të faturave nga taksat. Depp e kishte zbuluar lajmin e keq pak para ditëlindjes së 30-të të ish-gruas së tij Amber Heard, më 21 prill 2016. Menaxherët e mëparshëm të biznesit i kishin kushtuar një shumë të madhe parash gjithashtu.

Avokati i aktorit, David Sherborne pyeti: “A mund të pyes sa shumë?”

Depp u përgjigj: ” 650 milion dollarë”.

“Kur i llogarita mirë, vura re se nuk kisha humbur vetëm 650 milion dollarë, por isha edhe 100 milion dollarë në borxh, sepse ata nuk i kishin paguar qeverisë taksat e mia për 17 vjet. Ishte një takim i keq.”- përfundoi ai.



3 Comments

  1. Ta futi nje picke o byrazer, kur ti mund te kapje cfare picke te shihte syri. Per me teper u manipulove nga nje aktore pothuaj amatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *