• |
ide | kryesore

SPAK shtohet me një prokuror më shumë, reagon ambasada e SHBA: Më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Manjola Kajana është prokurorja më e re që i bashkohet SPAK. Lajmin e ka mirëpritur edhe ambasada amerikane në vend.

“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, thuhet shkurtimisht në reagimin e ambasadës.

Ndërkohë në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të znj.Manjola Kajana.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua para Presidentit Ilir Meta se:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Arben Kraja.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë. Me këtë rast, kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur.



6 Comments

  1. Duke dashur të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, apo duke paralajmëruar “trazira dhe kaos” në gjithë vendin, ish-opozita e vjetëruar e tranzicionit, po tenton të mbajë peng të ardhmen e vendit, Parlamentin e Shqipërisë, procesin e integrimit dhe reformave europianizuese. Zgjedhjet e 2021, natyrisht do të nxjerrin jashtë skenës politike, kryetarët parazitë dhe partitë e tyre tranzitore, për ti hapur rrugën një epoke të re civilizuese, dhe marshimit të pandalshëm të Shqipërisë drejt BE.

    1. Marshimit te pandalshem te Shqiperise drejt BE-se……. sa bukur flisni ju artistet:). Si fillim BE / Gjermania te shtoi nje kusht qe te hetohen zgjedhjet me Dako, Dibra, Termet Termet Gjiknuri. Pastaj jane keto garniturat si: 20 mil euro/km, kriminelat e denuar me burg perjete po lirohen nje nga nje, 4000,000 te larguar keto 7 vjet, 350,000 vende pune te “hapura” brenda mandatit te pare Rilindes ( pune ka po ska profesioniste), shembja e teatrit hajdutshe, hashashi, Narcos etj. Ah po, nje gje e mire: po mbjellim peme por gjithsesi jane me pak ne numer se pallatet e kullat.

      Te rroje partia e te rroje pushteti, se Pal Vata vdiq prej te nxehti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *