• |
ide | kryesore

U zhduk në liqen me djalin, gjendet trupi i aktores

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e serialit “Glee” u zhduk më 8 korrik, teksa lundronte në një varkë bashkë me të birin 4-vjeçar, i cili u gjet i vetëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e hënë, autoritetet konfirmuan gjetjen e trupit të pajetë të Naya-s. “Ata gjetën varkën e marrë me qira për 3 orë dhe brenda saj ishte vogëlushi 4-vjeçar, zgjuar. Naya nuk dukej asgjëkundi. Mendohet se ajo dhe i biri kanë notuar në liqen pranë varkës dhe kur kanë dashur të kthehen, i biri ja doli ndërsa ajo nuk u pa më në sipërfaqe.”- shkruhet në një prej njoftimeve zyrtare të policisë.

Nga hetimet e para, në trupin e saj nuk është gjetur asnjë shenjë dhune, vrasje apo diçka tjetër, prandaj opsioni për të cilën autoritetet dyshojnë më shumë është mbytja. Naya ishte e njohur për rolin e “Santana Lopez”, nxitësja e famshme e tifozëve në “Glee”. Ajo la pas djalin, motrën, vëllain dhe dy prindërit e saj, të cilët aktualisht po kujdesen për të birin 4-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *