• |
ide | kryesore

Video/ I merren këmbët e mbajnë nga krahët: Adriano i dehur bën xhiron e botës

-Instant, Sport, Video



Adriano, ish-Perandori, ka bërë një tjetër figurë të keqe tashmë në rrugët e Rio de Janeiro, në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur pas një mbrëmje feste, kërcimi e pijesh, ka patur nevojë të shoqërohet nga krahët për të shkuar në shtëpi. Nga imazhet e postuara në rrjetet sociale shihet Adriano që lëkundet e një gjendje të dukshme konfuzionale.

Braziliani, ish-lojtari i Inter, është dehur gjatë një feste që lidhej me një koncert funk në Vila da Penha. Në video që po qarkullon në Tëitter shihet Adriano të lëkundet ndërsa mbahet për krahësh nga një mik, me shikimin të turbullt që konfirmon gjendjen e tij konfuzionale.

Video është bërë virale në 24 orët e fundit e ka shkaktuar komentet në ëeb, të ndara mes atyre që besojnë se braziliani ka të drejtë të jetojë jetën e tij jashtë vëmendjes e atyre që, dënojnë zgjedhjen për të marrë pjesë në një event në masë ndërsa Brazili numëron dhjetëra mijëra të vdekur për shkak të Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *