• |
ide | kryesore

102 vjeçari shërohet nga Covid, del nga spitali duke kënduar himnin e Flamengos!

-Instant, Sport



Raimundo Miranda da Silva, tifozi i Flamengos 102 vjec, ka dalë nga spitali pasi ishte shtruar i infektuar me Covid. AShtu si ka bërë të ditur gazetari Marco Antônio P. Costa, “flamenguisti fanatik” la marrë duartrokitjet e stafit e familjarëve gjatë daljes nga Covid Santana Center. E gjithë kjo ndërsa i moshuari, këndonte himin e Flamengos, fanellën e të cilëve mbante veshur.

Menjëherë pasi doli nga spitali, në vigjilje të derbit karioka, Raimundo arriti të shohë edhe ndeshjen derbi Fla-Flu në shtëpinë e tij, bashkë me familjen, duke iu gëzuar fitores. Pikërisht kështu, Flamengo mundi Fluminense 2-1, me golat e Pedro e Michael, e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të 36 Karioka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *