• |
ide | kryesore

Aeroporti i Rinasit: Ndërpriten fluturimet me Vjenën deri në 31 korrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aeroporti i Rinasit njofton se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020.

Në një postim në rrjete sociale, Aeroporti i Rinasit shkruan se kjo ka ardhur pas një vendimi të ministrisë austriake për të zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.

Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anuluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim.

Njoftimi i plotë:
?Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines

?Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

?Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

?Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.
? https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund

?Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.

?Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.



2 Comments

  1. po ne sipas deputetit bushati ishim 10 here me mire se gjermania se italine e kishim lene ne bisht , kushedi si do e kene hallin keta austriaket , kapitalistet kapitaliste ngelin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *