• |
ide | kryesore

Rama, një fund plot frikë

-Instant, 2, Ide

Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëson vetë Edi Rama me sjelljet e tij të fundit. Për herë të parë në këto shtatë vite, frika e tij nga një ballafaqim elektoral është më shumë se e lexueshme.

Nëse deri më sot shumica dërrmuese e shqiptarëve ishte e bindur për dështimet e qeverisë dhe degradimin pa kthim të saj, gjithnjë një pyetje ka mbajtur pezull të ardhmen politike të vendit: A mundet opozita të rrëzojë më zgjedhje një regjim autokratik? Të vetëdijshëm për fuqinë e një pushteti që kontrollon gjithçka dhe luan kudo fijet e interesave, që nga bota e krimit e deri tek bizneset klienteliste, që nga mediat e deri tek instrumentat e drejtësisë, që nga paratë e koncensioneve e deri tek opozita fallco në Kuvend dhe po ashtu të vetëdijshëm për mungesën e një fryme entuziaste të opozitës që do duhej të përfshinte gjithë shoqërinë, qytetarët kanë qenë dyshues për mundësinë e largimit me votë të një regjimi.


Por lëvizjet e fundit të Edi Ramës, po heqin çdo dyshim se pushteti i tij mund të mbajë dhe një mandat të tretë. Kryeministri po luan gjithçka, duke rrezikuar edhe mbështetjen ndërkombëtare, për të sajuar një hibrid elektoral që t’i sigurojë avantazhe në tavolinë në mungesë të përparsisë tek shumica e shqiptarëve. Rama po kërkon edhe lista të hapura por edhe gjysëm të mbyllura, edhe prishje të koalicioneve edhe respektim marrëveshje, duke shpikur ca kritere që të kujtojnë ato të tenderave të qeverisë ku fituesit ishin përcaktuar më parë. Ai po kërkon me çdo kusht provokimin e opozitës, me shpresë të dëgjojë prej saj reagimin ekstrem: nuk futemi në zgjedhje. 

Mirëpo opozita nuk ka pse të prishë me duart e saj perceptimin si humbës që Rama po i krijon vetes, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigja normale e pyetjes së përse kryeministri kërkon të sabotojë koalicionet parazgjedhore, si në Tiranë ashtu edhe në Berlin, është e njëjta: Ka frikë nga një humbje e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme. Në vend që të provokojë një bojkot të mundshëm të opozitës, Rama po i dhuron asaj atë që nuk arriti ta krijojë vetë, idenë dhe perceptimin e fitores, të cilën pushteti po përpiqet ta pengojë me çdo mjet. Nëse deri dje, partnerët ndërkombëtarë i shihnin me rezerva akuzat e opozitës ndaj Edi Ramës, tentativat e tij për të futur duart në sistemin zgjedhor edhe me riskun e prishjes me ta, nuk lënë asnjë dyshim se ai bën pjesë në atë rracë politikanësh që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos e lëshuar pushtetin.

Asnjë kyreministër në Shqipëri nuk është shndërruar si ky i fundit në një karikaturë që deformohet sipas llogarive e frikërave të momentit. Njëherë del prerë kundër listave të hapura me zë dhe figurë, pastaj bën sikur dëgjon apelin qytetar, më vonë nuk i dalin hesapet me lista të hapura 100 përqind dhe i arnon ato, kërkon të ndalojë të tjerët të bëjnë atë që bëri kur erdhi vetë në pushtet, pra një sjellje politike që përkufizohet vetëm dhe vetëm nga mbajtja e pushtetit me çdo çmim. Aq e ekzagjeruar kjo, sa i ka lënë pa gojë edhe mbështetësit e tij më të flaktë që nuk dinë çfarë varianti të mbështesin më parë. Sepse Edi Rama jo vetëm që po i ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës por e bën këtë nën trysninë e llogarive që mesa duket nuk po i dalin në asnjë variant.

Përpjekjet e tij janë bërë aq të lexueshme, sa që edhe brenda vetë Partisë Socialiste ka filluar të ndjehet ankthi i humbjes së afërt. Daljet e shpeshta me orë të zgjatura të kryeministrit për të argumentuar çorbën që po gatuan gjoja në emër të interesit të qytetarëve, dëshmojnë pikërisht pasigurinë e tij në përballje me kundërshtarët në një garë me rregulla të ndershme elektorale. Dhe në këtë qerthull ku e ka futur veten, është e sigurtë që do ta thellojë krizën politike dhe do t’i japë dorën e fundit portretit të tij si një lider autokrat që kërkon të eleminojë konkurrencën politike nëpërmjet lojrave me sistemin dhe makinacioneve proceduriale. Edi Rama e ka futur përfundimisht veten në specien e politikanëve që kur u afrohet fundi, mendojnë të bëjnë gjithçka për ta ndalur atë, ndërkohë që vetëm e shpejtojnë dhe e bëjnë më të sigurtë. Për opozitën kjo ishte ëndrra më e bukur e një nate vere. 

41 Comments

      1. Natyrisht qe do fitoje. Juventusi me sa duket po del kampion i Italise dhe kjo do te jete nje fitore e madhe per Ramen. Interi do hyje ne Champion’s kete vit apo jo?

      2. O Ti byrth qier do qihesh prap se si nuk ke qesh ndonje here dhe sekti i rilindjes nuk kafityar ndonjehere ndershem as 2013(mori 67) e aq me keq ne 2017( me votat e krimit) ju vjen era kerme ty dhe ripjedhjes tende..ok

      3. Me te gjithe keto bastard injorante si ti , kryeBastardi Edvin ka friken qe do perfundoje ne burg me soj e sorollop vellezer e gruan si hajdute nr 1 te shqipetareve .
        Rrjedhin nga nje familje BASTARDESH , prandaj ka frike !
        S’ka lab gjysem opinge qe e shpeton !

  1. Very well said Shkullaku! Tani diktatori eshte bere teresisht i lexueshem, i duket qe ne cehre se cfare tmerri e ka kapluar! Mbetet per tu pare se sa racional dhe te shkathet do tregohen ne PD per te krijuar momentum nga kjo kthese qe ka marre i cmenduri

  2. ARMANDO MOS E BESONI SHUME RAMEN SE ESHTE I TREMBUR AI KA TREGUAR QE RRIHET VETE FOTOGRAFOHET VETE LARGOHET NGA SHQIPERIA VET DHE E SJELLIN SI KLLAON PRAP NE SHQIPERI E SJELLIN SORASI DHE RUSI AI BENE SI NJE GJLPER I VRARE PER 6-MUAJ DHE NE MOMENTIN QE DUHET TE KATHON AI KESHTU KATSHOJ SHQIPERIN KOSOVEN POPULLIN SHQIPTAR AI KA PASUR 3 PLANE .
    1- SI LIDER GLOBAL E NISI 0000 XERRO PROBLEM ME FQINJET PRA KISHTE NDERMEND TE SHISTE KOSOVEN DHE DRINI SDO E KISHTE PROBLEM PAS KESAJ AI NOMINOHEJ PER ÇMIMIN NOBEL DHE RRINTE NE PUSHTET SA TE DOJ .KJO U DESHTOJ.
    2-NE RASTE DESHTIMI TE PLANIT TE PARE AI KISHTE PLANIN B BASHKE ME THAÇIN DHE VUÇIÇIN DO BEJSHIN PRESION MBI EUROPEN DHE SHBA SE O NR NR PUSHTE O BALLKANI NE LUFTE DHE KJO U KA DESHTUAR SEPSE GJARPERI U PRISH ME RAMEN DHE EUROPEN PER KETE ISHTE RAMA PERGJEGJES POR DESHTUAN.
    3-RAMA SHUME SHPEJT DO TE THOTE SE SHQIPTARET DO HANE BARE DHE DOREN SJA SHTIN KUJT KJO DITE SESHTE E LARGET NE SHQIPTARET KEMI KU PRANOHEMI TEK NENA RUSI MOS HABITEJ SHPEJT SHPEJT UNE E KAME THEN E STERTHEN NE TE PAKTEN 1000 HERE QE RAMA DO TE VIJ KETU NE FUND SE KA BESUAR NJERI POR HARAM POLITIKANEVE ANALISTEVE GAZETARVE MEDIAVE AKADEMIKEVE POPULLIT QE E LANE KETE SEKT TE KEQ DHE QEVERISI PER 7-8 VITE SI NUK E NJOHEN LUBONJA, ZHEJ,FEZIU QE MERRET ME PARFUMET DHE LESKOVIKUN,RAKIPI, SI I BESUAN SI I MASHTROJ I Q…… MIRE E MIRE DHE I HODHI NE KOSH TE PLEHRAVE ME RRADH DO UA BEJ KETU DO JEMI .

  3. ZOTI SHKULLAKU ,JU LUTEM PESHTYJE NE SURRAT NJE HERE PER MUA KETA ZAGAR,EDHE DULLA KOTIN DHE ISA MORINEN thotë:

    ZOTI SHKULLAKU ,PO TE LEXOJE PORTALETE E PAGUARA ME PARAT E SHQIPETARVE QE JUA FAL EDI RAMA DHE ORGANIZATA,ATA KANE SHUME SHUME FRIKE SE SA EDI RAMA, KETA JANE ZAGARET KRYESOR BY**LEPIRSIT ,CARLO BOLJA ,KOL SALLAKU SKYPE, BATON HAXHIUT DHE YMER GELBAZA KELLIRA

    1. Si thoshte ajo baxhella “t’rras ne burg”..c’fare problemi ka ketu..Uroj me gjithe shpirt qe dikush te merrem me qelbesirat qe bene keta ne keto 8 vite..Karikatura e nje shteti..

    2. E ke gabim i pamer i ores 19:40, burgu nuk eshte per kurva. Ketij duhet t’i konfiskohet pasuria dhe te lihet te fleje rrugeve e te lype per te ngrene. Pak a shume sic ka bere ne Paris kur doli nga burgu qe flinte nen ura dhe shkonte ne ate lagjen hebreje per te fituar ndonje lek. Ashtu duhet te perfundoje kjo qenje, duke kerkuar ushqim dhe fjetje neper kazanet e plehrave.

  4. Shqupista mos digjoni ket talibanin, po ndajeni mendjen:
    Doni lista te hapura apo doni me duartrokit per tipa si Kaci I zi?
    Doni me luftu komunizmin, apo doni me bo koalicion me LSI?
    Nese lideri qe e ka bythen te mjekra humbet zgjedhjet, a do japi doreheqjen apo jo?

    1. Akoma me keto idiotesira? Po rri nje dite pushim se do te marresh koronavirusin tjeter o qenje me dy kembe. Dy viruse i ke ne trup, coved dhe cover, po more edhe covid do ikesh per lesh. Mundohesh te besh diversion per ti ardhur ne ndihme atij qe nuk mund te ndihmohet me. Shikoje pak gjate konferences per shtyp. Sy te gafrruar dhe te skuqur, frymemarrje e renduar, fjale kodra pas bregut dhe ti akoma i shkon pas. Nuk e ke te gjate po vazhdove keshtu o i paemer i ores 22:32. Me e mira qe mund te te ndodhe eshte te te rrahin si gomari ne duhan dhe te kerkosh ndihmen e shpellkarit kapter

  5. Shqipëria vuan prej tre vitesh përpjekjen e presidentit Ilir Meta për të fituar pavarësinë nga Perëndimi dhe për të shembur “Republikën e ambasadorëve”. Eshtë gati që për këtë të iniciojë dhe një lëvizje politike më vete.

    Lulzim Basha po ashtu nuk ja ka prishur në asnjë rast, përveç vijave të kuqe më 30 qershor. Ai injoroi Mcallisterin për të dalë nga çadra, dogji mandatet kundër vullnetit të Perëndimit, bojkotoi zgjedhjet kundër vullnetit të Perëndimit, dhe hodhi poshtë propozimet e Perëndimit për reformën zgjedhore, të koncetruara në propozimet e ODIHR, një muaj më parë,bravo shkullak jepi pak zemer shpellkareve te tu filluan ta bejne lepirjen e bythes kane nevoje qe te mbajne lart frymen revolucionare demokratike te salihut e luluqes,do hyjne zgjellje si thua ti shkullak

  6. Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…

  7. Shkulak shyqyr qe ke nderruar foton sepse dkeshe si fakir fukara kurse tani dukesh si fukara fakir;’.
    Gomar ngele Shkulak,sikur je cilimi lagjeje shkruan.
    Rama eshte me qelbesire se kurre por ama krahasuar me keto fytyra te sterlodhura nga qejfi dhe parate,ben mire te rrije perseri.
    A ka bir kurve qe te shikosh fytyren e Shkullakut,Pekes,Balliut ..te duken si shefa sallamerie.
    Edhe me pordhe ju mund Rama sa kohe qe Basha paguan 5500 euro/muaj qera shpie.

  8. Pra ti Shullak tani thua te hyje opozita ne zgjedhje,atehere pse para nje viti na çave trapin duke bere thirrje per rrembim armesh dhe revolucion dhe perderisa sipas teje shumica eshte kunder Rames,atehere pse keni frike nga listat e hapura dhe pse i duhet koalicioni me LSIne PDse perderisa eshte shumice,te dali secila parti te konkuroi e vetme te shohim se ke do votoje populli,kam frike se Lulushi do ta haje prape prasin o Shullak…!!!

  9. Ish anëtarja e kryesisë së PD kërkon dorëheqjen e Bashës: Ka tradhtuar elektoratin e djathtë, Rama fiton ndaj tij,edlira bushati

    1. Quhet Endira Bushati dhe jo Edlira o analfabet rilindjoto-ramist. Beje diversionin se vetem kjo dhe Murrizi me Gjuzin ju kane mbetur ne dore, por te pakten shkruaje mire gjuhen tende, apo nuk ke bere fillore?

  10. Nuk ka sepse të çuditemi me Ramën.
    Këtë punë ka bërë ai gjithë jetën.
    Herë kundër babait e herë në mbrojtje të tij.
    Herë me kërkesën për të pushkatuar të gjithë komunistët e mandej bëhet udhëheqesi i tyre.
    Herë xhagai i dhunshëm i femrave e herë luftëtari më i madh për të bërë një qeveri amazonash me femra.
    Herë hap kutitë apo mbyllë kutitë e tani mbylli listat hapi listat
    Herë duke e quajtur veten si luftëtar i vendosur i kanabisit të Lazaratit, e mandej mbushi gjithë Shqipërinë me kanabis e tash kërkon ta ketë të legalizuar vetë si super biznesmen kultivimin e trafikun e tij.
    Herë me gjermonin kundër serbit e herë me serbin kundër gjermonit,
    Herë kundër Trumpit e herë si mik i ngushtë i tij.
    Mënjanë shitet si mik i “Lulit” kur sheh se ka budallej që e besojnë, e nga ana tjetër në çdo paraqitje në publik, do ta “dërmojë” armikun Basha, me akuzën e rëndë se nuk e di tabelën e shumëzimit apo se “fle gjumë” e ndërkaq bën sikur nuk e kupton se për të gjithë shqiptarët është Basha që ja ka prishur gjumin dhe e ka mplakur para kohe ate.

  11. Sa për një kujtesë të fundit, meqë Meta flet për mbajtje fjale: ju kujtohet kur në zgjedhjet e vitit 2009 shprehej se nuk duhet votuar Rama, sepse ai i rrahu krahët Berishës pas Gërdecit? Votoni LSI, se ne e çojmë në pension Sali Berishën, thoshte Ilir Meta asokohe. Dhe sapo mbaruan zgjedhjet, e kujtoni çfarë bëri? I zgjati kontratën e punës kryeministrit Berisha edhe me katër vjet të tjera, duke ndarë qeverinë me të. Kjo po, që konsiderohet mbajtje fjale…

  12. Ka ikur koha e spurdhjakëve. Kjo pacavure Kushtetute e 2008 është e Kac Ismalit, që e ka të kycur në kokë kohën e Enverit. Është një hajdut, që dërdëllit. Ai s’ka shans të vijë të marrë votat as për kryeplak. Këta janë t’i vrasësh me bukë në gojë dhe prapë është pak

  13. Kjo është situatë e krijuar nga vetë opozita që la mandatet. Nuk e kuptoj se ku mund të konfuzohen njerëzit këtu?! Deputetët e opozitës në parlament nuk kanë asnjë arsye të votojnë për një sistem i cili i nxjerr jashtë. Pa një sistem që u jep edhe atyre të drejtën të jenë më shanse të barabarta në zgjedhje ata nuk e votojnë dhe nuk duhet t’a votojnë sepse pastaj do jenë idiotët të vërtetë.

  14. Por çfarë mendonte Basha pak kohë më parë për listat e hapura në takim me studenta, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojnë“.

  15. Ka edhe malokë të trashë që kujtojnë se palo opozita e zgjedhur nga Tao Palla, do të fitokërka “të drejta të barabarta” në zgjedhje se po i ndihmon Rama për këtë
    Rama mund ti ndihmojë veç nëse i fut ata në listat e PS.
    Të mos harojmë se kjo farë opozite në parlament ka 30 deputetë me 30 mëndje të ndryshme e sa parti do të krijojnë ata për të arritur pragun 5% ? të votës kombëtare ?
    Si Rama , edhe këta “opozitarë” janë në hall të madh,, se po e ndjejnë që Rama mori kum tek bova e duke ikur ai nga pushteti, i thonë edhe ata lamtumirë parlamentit.
    Kushedi thotë Rama se mbase fitoj , po të prish koalicionet e opozitës e këtë shpresë kanë edhe “opozitarët” me në krye profesor doktorin e pularisë Murrizin.

  16. shpresoni o bythqiret e PeDes se Edi Rama do iki nje dite hahaha Ska pushtet per hajdutet dhe kriminelet shpellare Vazhdoni bridhni rrugeve si zagaret dhe beni gam gam

  17. Por çfarë mendonte Basha pak kohë më parë për listat e hapura në takim me studenta, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojne te gjithe te miratojne kerkesen e bashes per lista te hapura kuptojeni o shpellkare e cecene do jete me mire per ju qe me ne fund te dilni nga bodrumet e shqupit

  18. Lulzim Basha i shmanget përballjes fizike me Edi Ramën, si djalli temjanit. Që nga atëherë kur mori drejtimin e gjysmës së qeverisë dhe institucioneve kryesore kushtetuese të vendit, Kryetari i opozitës as nuk takohet, as nuk ulet, as nuk është më i pranishëm në asnjë ambjent tjetër brenda dhe jashtë Shqipërisë, në të cilën është edhe Kryeministri Edi Rama.

    Çtë jetë e gjitha kjo shmangie nga takimet, nga përballja, nga ballafaqimi sy më sy me kundërshtarin politik? A thua të jetë frikë? A thua të jetë druajtje? A thua të jetë sjellje e diktuar nga një kompleks faji? Apo një pamundësi e diktuar nga rrethanat personale politike, të cilat e bëjnë Lulzim Bashën të vetmin lider opozitar në botën demokratike, që i ikën dhe i bishtnon ballafaqimit me liderin e mazhorancës.

  19. Kryeministri Rama e pranoi propozimin e presidentit për diskutim në Këshill dhe kjo e nxjerr të larë përballë palës kundërshtare. Dështimi i kompromisit i mbetet në derë opozitës jashtëparlamentare dhe asaj presidenciale, që nuk iu përgjigjën me dinjitet vullnetit të mirë të kryeministrit për të qenë edhe krerët e saj pjesë e tryezës, për të mos ia ulur vlerat kësaj çështje me rëndësi të lartë politike duke e trajtuar negociatën si “telefon i prishur”.

  20. Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.

    Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë

  21. pordhe syfyri nga nje idiot si ky halabaku shkullaku Edi Rma merr dhe dy mandate te sigurta Nuk voton njeri partine e shpellarve me apo pa koalicion

  22. Rama duhet shporrur me shkelma, por per sa kohe ka nme aleat besnik qe quhet Lulzim Basha te jeni te sigurt qe do rrije aty dhe do mbreteroje mbi ne

  23. Do marrin fund Shqiptaret nje here nga dora Ramavirusit, pastaj do te **** Shqiperia.
    Pa ja nxjerr shpirtin Shqiperise nuk ka gjume per Virusin 😀

    Kur ta shporri PD do ti kene rene bolet dashit mesiguri HAHAHAHA
    Leqe PD eshte per tu shporr per vete, partia e dyte e hajduterise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu