• |
ide | kryesore

Arta Dobroshi bëhet nënë për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Arta Dobroshi, është bërë nënë për herë të parë. Prive.al shkruan se Arta ka sjellë në jetë një djalë në një prej klinikave private të kryeqytetit. Çifti ka vendosur ta pagëzojë vogëlushin me emrin e veçantë, Tom Engjëll. Arta dhe Genci e kishin fshehur lajmin e shtatzënisë nga sytë e publikut, deri kur në një intervistë, një ushtarak britanik që ishte miku i vjetër i çiftit, kishte konfirmuar zërat. Teksa fliste për dy miqtë e tij, ushtari u shpreh se ata nuk kanë ndryshuar, përveç faktit që Arta është shtatzënë (lexo këtu). Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi ka qenë së fundi pjesë e serialit të njohur “Gangs of London”, ku gjithashtu ishte shtatzënë në rol. Në sezonin e parë Arta ka një pjesë të vogël, por pritet që në sezonin e dytë ajo të jetë shumë më tepër prezente pasi konsiderohet si një ndër rolet kryesore në vazhdimësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *