• |
ide | kryesore

Barcelona fut në lojë senatorët, Suarez i bën ftesë Lautaros: “Do e ndihmojmë të ambjentohet”

-Instant, Sport



Jo vetëm Lionel Messi, por tani edhe një tjetër lojtar i madh i Barcelonës del hapur, duke “thërritur” Lautaro Martinez në Katalonjë: “Është një lojtar i madh – ka thënë Luis Suarez në një intervistë për të përditshmen Sport – Është në një periudhë që po luan në nivele shumë të larta tek Inter. Nuk është e lehtë të shkosh në Itali nga Argjentina e të tregosh gjithcka po tregon ai, sidomos në një futboll të komplikuar si ai italian. Është i ri, nëse vjen tek Barcelona do ta ndihmojmë të ambjentohet”.

Suarez, në këtë mënyrë, sheh përpara e mendon si mund ti japë një ndihmë Lautaros në rast kalimi në blaugrana, duke konfirmuar se ardhja e sulmuesit mbështetet nga senatorët e dhomave të zhveshjes katalnase: “Do të mundohemi ta ndihmojmë për tu ndjerë sa më mirë”. Fjalët e thëna nga uruguajani, theksojnë mediat katalanase, është një ‘endorsement’ i rëndësishëm, sepse Lautaro mund të jetë lojtari i destinuar të marrë trashëgiminë e tij në terma taktikë.

Fjalët e Pistoleros, sidoqoftë, evidentojnë se si në kampin e Barças po mundohen ta vendosin nën presion Interin, edhe pas përfundimit të klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Sulmuesi argjentinas është objektivi i madh i merkatos e manovrat për ta marrë kanë hyrë në fazën e nxehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *