• |
ide | kryesore

Covid 19 e ndryshoi Real Madrid, Zidane tregoi çfarë vërejti pas rifillimit

-Instant, Sport



“Me rikthimin në fushë pas ndalesës pashë dicka tek skuadra, lojtarët donin të punonin edhe pasi kishin përfunduar stërvitjen”. Tekniku i Real Madrid, Zinedine Zidane, në prag të ndeshjes me Villarreal, që mund ti dhurojë blancos titullin kampion në Spanjë, flet për ndryshimin e skuadrës së tij pas ndërprerjes së La Liga për shkak të pandemisë.

“Me Villarreal është prova më e ashpër. Është një skuadër e madhe. Është sigurisht më e komplikuara, por do të bëjmë gjithcka për të fituar. Ka shumë zhurmë rreth skuadrës: festa, pushime… Në këtë moment vlen vetëm loja. Është e vetmja gjë për të cilën mendojmë. Futbolli ndihmon njerëzit. Mendojmë për tifozët tanë e që janë krenarë për ne”, përfundoi tekniku i Blancos.

Real Madrid më 83 pikë në vendin e parë në renditje është 4 pikë larg katalanasve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur deri në fund të La Liga. Kështu, një fitore në shtëpi kundër Villareal do ta bënte titullin matematik, një javë përpara përfundimit për skuadrën e Zinedine Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *