• |
ide | kryesore

Deklarata e Sorecës/ Rama: Ndërkombëtarët kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka komentuar edhe deklaratën e fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit.

Rama sqaroi se kusht është reforma zgjedhore si produkt, ndërkohë që marrëveshja e 5 qershorit është instrument për arritjen e reformës. 

“Shqipëria është shtet dhe shteti shqiptar ka detyrim t’i provojë BE se është në gjendje të përmbushë standardet dhe kriteret për të qënë anëtar i BE, konkretisht. Marrëveshja një nga instrumentat për ta realizuar reformën zgjedhore që është kushti që përmend ambasadori. Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo ata jashtë parlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire.

E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë se mos cmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet.

Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë.

Nje qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të Mic sokolit, ate t’ja lënë të shkuarës”,- tha ai. 



4 Comments

  1. Por, këta që tani janë në kaolicion bashkë, vetëm tri vite më parë ishin në kahe të kundërta.

    Basha akuzonte Metën se SH.P.K-ja e tij, LSI-ja, do të falimentojë, pasi për vite të tëra ka skllavëruar votuesit.

    Tani me sa duket Basha ka ndryshuar mendim dhe kërkon ndihmë pikërisht nga SH.P.K-ja e Ilir Metës.

  2. Po çfare gopin e sateme ke bere aq te mbrapshte qe ben kesisoj monstruozitetesh dhe je kaq i frikesuar,Edvin?!Do shpetosh ?
    Ne çdo rast je i marre fund ?!
    Ke marre nje murriz ndihmes,mes shaleve,por kujdes se po luan rende,e nuk behet gallate me USA-n,e ka provuar Berisha ne ’96 e ndodhi ’97 ?!Ke harruar ti,kujtohu..?!
    Do ta djegesh kete vend per te shpetuar nga paudhesite tuaja dhe bandes tende ?!
    Mbase keto dite fillon ndonje çeshtje penale ne USA,ose do kete ca video e pergjime a deklarata te tmerrshme per ato marifetet me donacione dhe jo vetem per to….,ndaj teje dhe pasojat do jene me te keqija se per monstren tjeter qe eshte ne Hage ?!
    Pastaj PS-ja jo per lesh por do u vijne turp ndonjerit qe ka qene idealist e eshte treguar budalla te votoji per te !
    Kujdes Edvin,terhiqu shpejt se me murrizin aty poshte…….,nuk shkohet asgjekundi!
    Ne fund te fundit çfare ka per te humbur nje njeperdorimsh si ai,trimi nga Lushnja ?!Hahahah
    Asgje,per pak dite do mbahet mend si uturaku i Taulantit tend e do gajaseni deri ne dhjerje me perdorimin e tij,si klluf !

  3. .Nuk kane sikelldi se cmenden partite jashte, por ata kane sikelldi se te njhnin per tjeter njeri dhe ju dole hale .Kane sikelldi dhe mbajne pergjegjsi se ti ke mundesi te vrasesh veten ose do e varesh se te erdh fundi,kjo i sikelldis ata .Se po i shohin mashtrimet tende dita dites.Ata sikelldisen se te eshte prere dhe gjuha ,te ka ikur oratoria qe grije sallate me batutat peshtironjse ,te ngeci ne gryket fjala .O do e kesh shtuar dozen ,dhe te kane dhene nga ai hashashi qe e kane shkulur pa erdhur vakti ,pa bere mire dhe nuk jep efektin e duhur ose te japin mjell llokume te skaduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *