• |
ide | kryesore

“Dybala ndryshe nga unë, do t’i kishte pëlqyer avokatit”: Platini elozhe numrit 10 të Juventus

-Instant, Sport



Michel Platini është nga ata që futbollin e bukur e pëlqejnë e Paolo Dybala është nga ata që me elegancën në fushë të bën për vete. E ka bërë edhe Le Roi, dikur ish-numri 10 i Juventus, që tashmë sheh fanellën e tij të trashëgohet në shpinën e argjentinasit, për të cilin bën një konstatim të rëndësishëm: “Shumë i aftë në fushë e duket një njeri i mirë, do t’i kishte pëlqyer Avokat Agnellit”.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, ish-kreu i UEFA-s ka vazhduar elozhet për Dybala, duke bërë edhe një krahasim me veten: “Në krahasim me mua, është më tepër sulmues, më maradonesk, unë isha një mesfushor që shënojë shumë gola e tërhiqja skuadrën. Më shumë se ai: nuk është se nuk e bën, por ai është një sulmues”.

Në fund, nuk mund të mungonte komenti mbi lojtarin më përfaqësues të bardhezinjve, lojtari që në 2020 ka marrë përsipër plotësisht skuadrën, duke e udhëhequr drejt objektivave në Serie A e me ëndërrën Champions: “Ronaldo? Nuk diskutohet, një lojtar i jashtëzakonshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *