• |
ide | kryesore

Lubonja:Ndërkombëtarët, ku ngjan regjimi i Ramës me atë të Enverit

-Instant, Arkiva, Ide, Kryesore, Lajme



Kam lexuar shumë komente pas deklarimit të Ramës se do të ndryshojë Kushtetutën që të pengojë koalicionet. Ndër komentet opozitare mbizotërojnë ato se kësaj here Rama ka shkelur në “dërrasë të kalbur”, pasi ka dalë kundër ndërkombëtarëve që kanë deklaruar me forcë se marrëveshja e 5 qershorit duhet respektuar dhe aprovuar ashtu siç është.

“Më në fund, edhe ata e kanë kuptuar se cili është Rama i vërtetë”, thonë komentuesit. Ka të tjerë që na kujtojnë se kjo ka ndodhur më herët: që kur Rama prishi Teatrin në sy të të gjithë Europës. Disa shtojnë si “dërrasë të kalbur” edhe përfshirjen e tij në aferën e pistë antieuropiane të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Rëndësia që i jepet këtij ndërgjegjësimi të ndërkombëtarëve tregon se çfarë peshe ka te ne mbështetja ose jo nga ana e tyre e qeverisë që kemi mbi krye. Duket sikur ajo thënia e njohur, sipas së cilës “Çdo popull ka qeverinë që meriton”, te ne është kthyer në: “Populli shqiptar ka qeverinë që mbështesin ndërkombëtarët” dhe se kundërvënia ndaj tyre gati-gati barazohet me rrëzimin e saj. Po sa është vërtet kështu?

Po ta shohësh pak më thellë, thënia se çdo popull ka qeverinë që meriton nuk është ashtu dhe aq e vërtetë, ashtu sikurse edhe ajo se ne kemi gjithmonë qeverinë që mbështesin ndërkombëtarët. Pa e mohuar vërtetësinë e pjesshme të këtyre pohimeve, do të thosha se i afrohemi më shumë së vërtetës nëse themi edhe se “Çdo popull ka qeverinë që i imponon sistemi i pushtetit që është ngritur në vend”. Që do të thotë se populli, megjithë mëkatet e veta, mund të mos e meritojë qeverinë që ka; që ndërkombëtarët, megjithë bashkëpunimet e tyre, mund të mos e mbështesin atë, por se kjo qeveri, si shprehje e sistemit të pushtetit në vend, mund t’u imponohet të dyja palëve. Historia e Enver Hoxhës, prej nga ne vijmë, është ilustruese e kësaj ideje: nuk mund të thuash se qeveria e tij ishte shprehje e vullnetit të popullit dhe as e vullnetit të ndërkombëtarëve, – perëndimorëve jo e jo, por në një pikë as edhe e Kampit Lindor që e kishte pas mbështetur. Tek e fundit, ajo u imponua në sajë të sistemit të pushtetit që ngriti në vend një bandë – ku krimi në formën e terrorit stalinist dhe të shfrytëzimit të të burgosurve politikë nëpër Gulage kishte një peshë kryesore – nga i cili nuk tërhiqej dot, qoftë edhe me koston e prishjes me mbështetësit e fuqishëm ndërkombëtarë dhe fitimin e urrejtjes popullore.

“Toute proportion gardée” sikurse thonë francezët, d.m.th. duke pasur parasysh diferencat në krahasimin midis dy regjimeve, gjykoj se kemi mjaft ngjashmëri midis dy fenomeneve historike shqiptare.

Në pikën ku kemi arritur duke ecur mbi dërrasat e shumta të kalbura të Ramës, vendimi i tij për të mos lejuar koalicione si manovër për të mos ia lëshuar me asnjë çmim qeverinë opozitës, vjen si pasojë e një procesi ku pushteti i krimit nuk mund të pranojë mundësinë e një qeverie tjetër, të ngritur nga një opozitë që ka denoncuar simbiozën e krimit me politikën, me Policinë e Shtetit, pastrimin prej tij të parave të pista nëpërmjet lejeve të ndërtimit apo koncesioneve, kanabizimin e vendit etj., etj.

Ne e kemi parë se sa ka vuajtur Rama për t’i përgënjeshtruar këto, se sa të madhe e ka pasur dhe e ka vullnetin që zhduk fare nga skena të gjithë “kazanët”, “plehrat”, “shpifësit” e “delet” që i thonë këto gjëra, deri edhe t’u bërtasë ndërkombëtarëve “gënjeshtra!”, “gënjeshtra!” kur ia kanë përmendur. Kjo që po bën është përpjekja për realizimin përfundimtar të këtij vullneti. Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin europian ku vepron, nuk mund t’ia lejojë vetes ndryshimin deri në atë pikë të Kushtetutës, sa të shpallë Rilindjen si partinë e vetme udhëheqëse të jetës politike të vendit. “De facto” ai këtë synon, por “de jure” kërkon ta arrijë këtë nëpërmjet një ndryshimi kushtetues që i mundëson të fitojë përsëri. Hapi tjetër vjen më vonë.

“Kjo do ta vendoste Parlamentin Shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në BE”, deklaroi zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU, Wadephul, “Populli shqiptar nuk e meriton këtë”.

Duket se edhe Wadephul mendon që thënia “Populli ka qeverinë që meriton” nuk është ashtu dhe aq e vërtetë, përderisa ne durojmë ende këtë qeveri. Duke e konsideruar aktin e Ramës si “kundër” BE-së, ai paralajmëron braktisjen e mbështetjes europiane ndaj qeverisë Rama, duke na vënë kështu përpara pikëpyetjes: A është më e vërtetë thënia se populli shqiptar ka qeverinë që mbështesin ndërkombëtarët, apo se ka qeverinë që i imponon (edhe ndërkombëtarëve) sistemi kriminal i pushtetit, që ndihet më i sigurt kur ecën mbi dërrasa të kalbura?

Panorama



22 Comments

  1. Lubonja ka te drejte, por flet sot pas pilafit. Rama ka qene i njohur per korrupsionin dhe per marreveshje me njerez te dyshimte te pakten qekur u be minister kulture. Ai nuk u be sot ky qe eshte. Ka qene i tille dhe Lubonja e ka njohur mire. Ne vitin 2013, te gjithe, edhe militantet e PD ishin te bindur qe Berisha pas 5 viteve president dhe 8 viteve kryeminister, nuk kishte se cfare jepte me per vendin. Sado i afte dhe i zoti te jete nje person (kuptohet politikan), i ka shkrire te gjitha aftesite e tij dhe e ka mbyllur ciklin e tij pas nje kohe kaq te gjate. Menyra se si Rama u be kryetar i PS, te cilen me vone e quajti rilindje, tregonte qarte se per cfare ishte i afte si njeri. Viti 2013 do duhej te ishte largimi nga politika aktive i Rames, Metes, Berishes e shume te tjereve. Ne 23 vite, politika ishte verdallosur ndermjet ketyre njerezve duke mos arritur ate qe kerkonin shqiptaret. Te prisje nga keta politikane qe vendi te ndryshonte, ishte njelloj si te kerkoje qe mesnata te behej mesdite, Berisha, megjithese mbetet politikani me i afte i kesaj periudhe dhe ka disa merita qe duhet t’i njihen sidomos ne mandatin e pare si kryeminister, i perkiste klases se vjeter te para viteve ’90 dhe ka shume te ngjare qe te jete vene ne krye te levizjeve per demokraci nga politbyroja e dikurshme qe nuk donte ta shihte veten si cifti Caushesku. Ne karrieren e tij politike Berisha pervec meritave ka edhe nje te mete te madhe, ndoshta me te madhen dhe te demshmen per vendin, institucionalizoi pazaret politike, Nga ana tjeter, Rama qe ne fillimet e tij ne politike kishte treguar se e vetmja aftesi qe kishte ishte pazari. Lubonja dhe shume te tjere ne vitin 2013, ishin per largimin e Berishes, por faji i tyre ndaj publikut ishte se “po benin tifozllek” per Ramen. Sot, ndoshta e kane kuptuar, por eshte vone. Mbeshteten nje person te pangopur jo thjesht me pushtet, por me te pangopshem me para, pa asnje parim moral dhe qe genjeshtren e ka shenjen e tij dalluese. Keto tipare te Rames nuk u shfaqen tani, keto tipare i ka patur gjithmone. Prandaj Lubonja duhet te beje mea culpa qe ka mbeshtetur kete njeri dhe me pas te flase per nderkombetaret. Duhet te jete e qarte per te gjithe, qe fjala e djeshme e Wadephul dhe kercenimet e tij per qeverine, nuk jane thjesht fjale te thena ne ere. Nderkombetaret me gjermanet ne krye me sa duket ia kane hequr vizen qeverise aktuale dhe presin qe te ngrihet populli dhe ata ta mbeshtesin. Ne te kundert, le ta gezojme diktaturen e re dhe te lutemi qe ndonje overdoze mund te beje ate qe shqiptaret nuk mund ta bejne. Gjithsesi ai i djeshmi ishte vetem reagimi i pare, do presim se mund te dalin gjera te tjera qe do jene akoma me “te bukura”. Mund te dalin pergjime te reja, mund te dalin fotografi nga burgu, nderkohe qe shqiptareve mund t’iu rivendoset rregjimi i vizave.

  2. Mendoj se Lubonja, ka vite qe e ka kritikuar rende Ramen, qe ne kohen kur ky i fundit ishte minister kulture. Ka fakte per kete.

  3. Populli vezhderr socialist te hape syte mendjen dhe te votoje lumder varrmihesit te tij

    Por kjo ska rendesi , rendesi ka kryetari vari leshte djemve vajzave nipceve dhe mbesave. Rendesi kryetari edhe bar do hame .edhe parimet nuk i prekim.

    Popull i mbarum , tredhje 50 vjecare nga enver hoxha 500 vjet nenshtrim nga turku

  4. FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES ,ALBIN KURTI KRYEMINISTER..ISA MORINA DHE DULLA KOTI NE KOSH TE PLEHRAVE TE HISTORISE SHQIPETARE thotë:

    BRAVO ZOTI LUBONJA,JU EDHE ANDI BUSHATI JENI GAZETARET ME REALIST DHE RACIONAL DHE JU LEXOJ ME DESHIRE,…VETEM KAM NJE LUTJE PER JU ZOTI LUBONJA MOS JA JAP DOREN KOL SALLAKUT SE TA BENE TE PISET SE AI ESHTE NJE BY**LEPIRES EDHE ME I QELBUR SE SA CARLO BOLJA ,BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA KELLIRA

  5. Lubo.
    Ne cdo vend te botes, perjashto vendet skandinave, politikanet bejne lloj lloj manovrash (here te ligjshme, here ne kufijt e ligjit, shpesh edhe te paligjshme), por asnjehere te moralshme, me qellim qe te fitojne zgjedhjet.
    Mos harro Kraksin e Italise , Kholin e Gjermanise, Shirakun e Frances qe ishin gjigande te politikes, dhe benin manovra politike te paligjeshme. Kutpohet ato kane koston e tyre ne politike. Drejtimi politik i nje kombi i pershtatet nivelit te tij ne te gjithe planet: si ne edukaten qytetare, kulturen demokratike, nivelin e institucioneve, gjyqesori, policia, arsimi, Kur ne Gjermani beheshin veprime te paligjshme (si financimi i partise SD), cfare presim te behet ne Shqiperine cope-cope ???
    Nuk e them kete per te ligjeruar veprimet, por per ti pare keto gjera si normale ne politike. Kuptohet qe duhen sjelle ne vemendje te publikut, por jo se eshte fundi i botes.
    Une mendoj se ti, si analist “i paanshem”, duhet te sjellesh ne keto momente perpara zgjedhesve opsionet qe kane kur te jene perpara kutise se votimit dhe ti analizosh te gjitha me te mirat dhe te keqijat e tyre.
    Gjithsesi , edhe pa analizen tende `te paaneshme`, shpresoj se populli yne e ka intuiten per te bere zgjedhjen me te mire te mundeshme. Opsionet jane shume te kufizuara dhe ne keto rasts zgjidhet e keqja me e vogel…

  6. Mbeshtetja e strategjise te “nderkombetaret” eshte humbese per Opoziten. Me kete llogjike bojkotoi parlamentin etj dhe e pame ku harriti. Rama nuk i ka votat dhe kjo levizje e tije e tregon qarte kete, mjafton opozita te zgjedhi strategjine e duhur dhe ta konkuroj fort brenda vendit.

  7. Nese degjon kengen e Çelentanos ” La Cumbia di Chi Cambia “{Vallja(ose kercimi) e atij qe ndryshon } , zere se ke lexuar shkrimin tend z.lubonja . Biles meson akoma me shume se çdo te thote ndryshim dhe te japesh kontributin tend per kete ndryshim . Ne nje pjese te saj thuhet (kush e degjon ne minuten 1:08) :
    ” Thuhet gjithmone se nje polull i ngjane ne te gjitha drejtimet klases se saj drejtuese ,
    por eshte nje menyre per te pergjithesuar , per te shkarkuar pergjegjesite . ”
    Çelentano ankohet per klasen drejtuese italiane dhe gjendjen e keqe te italianeve . Krahasoni nivelin e Italise dhe Italianeve me nivelin e Shqiperise dhe mjerimin e Shqiptareve . Tani imagjinoni vete se ku jemi ne dhe se çduhet te bejem ne per te arritur nje te njeqinden e italianeve .
    Ai e mbyll kengen me keto fjale : Une i gjunjezohem vlerave te rezistences
    çdo vend ka revolucionin e tij
    Nese dikush ka deshire te kercej
    te beje nje hap perpara , nje hap perpara

    Ua keshilloj te gjitheve kete kenge te Çelentanos , degjojeni se nuk do zhgenjeheni .
    Sot , kjo kende eshte me kuptim plote se kurre per Shqiperine dhe te Shqiptaret .

  8. Ndërkohë që ne e njohim plotësisht rolin e Parlamentit për të miratuar elementë shtesë të reformës elektorale për ndryshimin e sistemit, ne inkurajojmë të gjitha palët të përfshira për të vazhduar diskutimet dhe dialogun me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe një mekanizëm gjithëpërfshirës të treguar gjatë marrëveshjes së 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për reformën elektorale”, tha ai.

    Këto deklarata ambasadori Soreca i bëri nga Vlora, gjatë lançimit të fushatës “Europa është këtu”.

  9. Lubonja flet per ca ceshtje qe jane te turbullta shpesh qellimisht. A meriton cdo popull qeverine qe ka, them se po ceshtja e moralit nuk eshte te shohesh njerezit hallexhinj nga larg qe pshonisin e te nxjeresh konkluzjon se jane njerez te mire dhe detyrimisht nuk meritojne kete qeveri. Eshte ceshtje me e thelle morali se sa siperfaqja. Nuk eshte problemi tek te mirat qe kemi si shoqeri por tek mungesa, tek virtyti qe skemi, qe degradon ne keto lloj qeverisjesh. Mungese intelekti kurajoje solidariteti e me rradhe dhe per te patur keto virtyte duhet sakrifice e mund nuk vjen e mira sepse ka dikush zemren e mire sillet mire ne lagje dhe pranon cdo zullum mbi kurriz te tijin apo te te tjereve, njeri i tille eshte dembel frikacak egoist zemer mire mbase por te gjitha te tjerat gjithashtu qe nuk meriton me shume se cka, prandaj dhe meriton qeverine qe ka.
    Pjesa tjeter ajo e “Nuk na i sollen nderkombetaret Enverin” eshte dicka qe mund te hidhet poshte kollaj. Na i sollen dhe e instaluan vete dhe e meritonim. Nderkombetaret e aso kohe ishin Bashkimi Sovjetik, dhe aleatet me vone, kjo ishte bota. Eshte e faktuar dhe e dokumentuar qe instalimi i regjimeve ne Evropen e Lindjes u be qellimisht duke i lene Stalinit dore te lire nga vendet Balltike deri ne Evropen e Lindjes me qellim qe te luftone Hitlerin. Biles Churchilli e kundershtonte nje politike te tille, por Amerika kishte dhe interesin te zbuste influence Angleze ne ish kolonite e me gjere, lexoni si e braktisen Churchillin Amerikanet ne luften per Kreten. Instalimi i ketyre regjimeve erdhi me pelqimin Amerikan me paktet qe bene me Stalinin dhe me pak ate Anglez ne kembim moren luften e Stalinit kunder Hitlerit.
    E treta rregjimi i sotem eshte instaluar po prej tyre po per insteres te tyre. Gabimi eshte te shohim kete bajge te ndare ne dysh si dy grupime politike te ndryshme pro dhe anti evropjane me ideologji te ndryshme. Te dya jane pro evropjane, c’rendesi ka nese Perandorit ne Bruksel apo Washington i ngrefet te zgjedh njerin apo tjetrin. Eshte e vertete qe kur ke pushtet mund dhe ti thuash perandorit ik e pirdhu dhe kjo nuk perben ndonje risi te re eshte dicka qe ka ndodhur qe ne kohe te Persise se lashte Greqise e Romes. Keta nderkombetare kane gishtin ne pulsin e popullit ne koma, kane pervoje shekullore me Makiavelizmin qe e kane ne palce, te njejtet qe e mbrojten Ramen per cdo gje, sote po i kundervihen jo sepse Rama po bije ndesh me “iluminimin ideologjik” te Evropes por se o i eshte kundervene perandorit o i ka ardhur fundi.
    Cfare e ben Ramen te peshtire nuk eshte fakti qe po i kundervihen nderkombetaret qe deri e dje e mbrojten dhe ruajten vazhdimsine e pushtetit dhe bene nje sy qorr kur llogarite bankare ne vendet “Evropjane” zmadhoheshin dita dites, por eshte fakti se eshte hajdut eshte njeri i pa skrupullt eshte idhtar i shpifur i atij makjavelizmit evropjan, eshte qelbesire kerme frikacak me komplekse kjo eshte qe populli ka provuar ne kurriz te vetin dhe e di me mire se cdo kush tjeter, ne pidh te semes vafshin nderkombetaret kur na djeg kurrizi vete.

  10. Shqipëria vuan prej tre vitesh përpjekjen e presidentit Ilir Meta për të fituar pavarësinë nga Perëndimi dhe për të shembur “Republikën e ambasadorëve”. Eshtë gati që për këtë të iniciojë dhe një lëvizje politike më vete.

    Lulzim Basha po ashtu nuk ja ka prishur në asnjë rast, përveç vijave të kuqe më 30 qershor. Ai injoroi Mcallisterin për të dalë nga çadra, dogji mandatet kundër vullnetit të Perëndimit, bojkotoi zgjedhjet kundër vullnetit të Perëndimit, dhe hodhi poshtë propozimet e Perëndimit për reformën zgjedhore, të koncetruara në propozimet e ODIHR, një muaj më parë

  11. Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…

  12. Ish anëtarja e kryesisë së PD kërkon dorëheqjen e Bashës: Ka tradhtuar elektoratin e djathtë, Rama fiton ndaj tij,edlira bushati

  13. populli i sufllaqeve te PeDes akoma merret me nje idiot si Lubonja ,nje bythqire burgjesh dhe nje anti shqiptar i pa epur.Edi Rama do fitoje prap dhe ky pederast po prape do vazhdoje te lefi si zagar rrugesh

  14. Sa për një kujtesë të fundit, meqë Meta flet për mbajtje fjale: ju kujtohet kur në zgjedhjet e vitit 2009 shprehej se nuk duhet votuar Rama, sepse ai i rrahu krahët Berishës pas Gërdecit? Votoni LSI, se ne e çojmë në pension Sali Berishën, thoshte Ilir Meta asokohe. Dhe sapo mbaruan zgjedhjet, e kujtoni çfarë bëri? I zgjati kontratën e punës kryeministrit Berisha edhe me katër vjet të tjera, duke ndarë qeverinë me të. Kjo po, që konsiderohet mbajtje fjale…

  15. Më së pari o xhaxhi Jaho, duhet që në Shqipëri njerëzit të shkojnë e të votojnë të lirë pa u ndikuar nga varfëria për të shitur votën e tyre e pa u rrezikuar nga bandat mafioze që janë bërë pjesë e fushatave zgjedhore.
    Ka edhe në botën perëndimore me një demokraci të konsoliduar shumëvjeçare, hilera e abuzime propogandiste gjatë fushatave zgjedhore.
    Një rol të rëndësishëm luajnë në abuzimet në fushatat elektorale, përveç abuzimeve që përmenda më sipër, edhe mediat.
    Nëse mediat më të fuqishme të një vendi, janë të kapura nga qeveria aktuale, lehtësisht mund të mashtrojnë publikun duke e bërë të zezën të bardhë e të bardhën të zezë, ashtu siç bën Rama jo vetëm me ERTV e tij, por me të gjithë pronarët e mediave të fuqishme, që çuditërisht në Shqipëri kanë “qëlluar” të jenë edhe biznesmenë të fuqishëm ndërtimi.
    Ndërkaq , të mos harojmë se në Shqipëri, ndryshe nga ish vendet e tjera komuniste, nuk u bë ndëshkimi i krimeve të komunizmit e paradoksalisht sot parlamentin shqiptar dhe Akademinë e shkencave e drejtojnë dy ish ministra të kohës së diktaturës enveriste.
    Jam plotësisht dakord me një komentues këtu që mendon se Berisha , megjithë meritat e tij të shumta, e ka përfunduar misionin e tij politik , dhe bëri shumë mirë që dha dorheqjen duke ja lënë drejtimin një politikani të ri me formim perëndimor siç është Lulzim Basha.
    Në asnjë vend demokratik perëndimor nuk mund të gjesh liderë politikë në pushtet për tre dekada, e shumta mund të shkojë dikush si Merkel, në tre mandate.
    Nuk jam dakord me mendimin se meqë intelektuali kardiokirurg i shquar, Sali Berisha, ka qenë antar i PP dhe ka jetuar një kohë të gjatë në kohën e diktaturës, dhe për këtë qenka i molepsur nga ideollogjia komuniste. Berisha nuk ka pasur asnjë funksion të lartë partiak e pushtetor në kohën e komunnizmit, e ka tashmë 30 vite që që jo vetëm e ka flakur tej teserën e PP, por i është kushtuar tërësisht kauzës së sistemit demokratik perëndimor kapitalist.
    Është kritikuar me pa të drejtë se është treguar “i butë” me komunistët e nuk “i dënoi” ata për krimet e së kaluarës.
    Pse them me pa të drejtë ?
    Ndëshkimet për kriminelët e çdo lloji duhet ti bëjë drejtësia.
    Po cila ishte përbërja e justistëve shqiptarë në fillim vitet 90 ?
    Pothuajse të gjithë vinin nga familje komuniste pasi fakulteti i drejtësisë ishte i rezervuar nga qeveria diktatoriale, vetëm për studentë me “biografi të pastër” politike.
    Bëni një krahasim midis juristëve të shkollës komuniste si Xhafa, Abdiu, Dvorani apo Manja, me juristë të rij të partisë demokratike si Basha, Bardhi, Bylykbashi, Halimi etj.
    Një kontrast i madh jo vetëm për moshat , por edhe të formimit perëndimor në drejtësi.
    Ndërkaq Berisha është kritikuar edhe për qëndrimin liberal të ndarjes së pronave.
    Partia demokratike u ndërtua në modelin e një partie të së djathtës së moderuar e jo një të djathte që mbron interesa feudalizmi.
    Të mos harojmë se Shqipëria kaloi si Rusia dikur, nga feudalizmi,monarkik, në një tjetër monarki absolute siç ishte sistemi diktatorial stalinist, ku humbi fare nocioni i pronës, e prona konsiderohej “kolektive”, e në fakt kryefeudali që zotëronte të gjitha pronat, ishte diktatori komunist.
    Me përmbysjen e sistemit diktatorial monarkist komunist, partisë demokratike ju desh që të bënte edhe një reformë agrare siç u bë në Europë me revolucionet e ashtuquajtura demokratiko-borgjeze për një rishpëndarje tokash të feudalëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte shuar tërësisht nga diktatura komuniste, apo një pjesë e madhe e tyre të emigruar, kishin humbur interesin për pronat në Shqipëri, pasi kishin ndërtuar jetën e tyre në vendet ku kishin emigruar.
    Një pjesë e tokave të ngelur djerë e pa zot, ju nda atyre fshatarëve që dikur kishin qenë argatë, e një pjesë më e madhe, si pasojë e lëvizjes së lirë të banimit, i shpërngulën fshatarë të zonave të varfër në zonat e Shqipërisë së mesme, e ndodhi fenomeni i “tokës së xanum” që ka ndodhur në shumë vende europiane perëndimore para një shekulli e më shumë.
    Çfarë duhej bërë me ta ?
    Mos duheshin dëbuar që të ktheheshin në vendet e tyre me dhunë ?
    Atëhere këtë duhet të bënin edhe vendet perëndimore që të zbonin 1.5 milionë emigrantë shqiptarë nga vendet e tyre.
    U gjet formula e “legalizimit” të pronave.
    Nga këndvështrimi humanist, ky legalizim ishte i domosdoshëm, por ndryshimi i sistemit nga ai diktatorial në liberal demokratik, solli edhe probleme të korrupsionit e deri të veprimeve kriminale, pasi duke qenë për 48 vite krejtësisht i privuar nga prona, njerëz me prirje kriminale, përvetësuan jo më aq prona sa për të mbijetuar me to, por për tu pasuruar në rrugë kriminale, edhe me forma të dhunëshme e antiligjore.
    Shtoi kësaj edhe pasurimin e shumë shqiptarëve në emigracion me trafiqe të ndyra droge e prostitucioni, që prodhuan “biznesmenët” e parë të fuqishëm me para.
    Shtoi edhe armatën e drejtësisë së kohës së diktaturës , lehtësisht e korruptueshme, e kemi produktin e sotëm të qeverisjes me rekorde korrupsioni të Ramës.

  16. Ka ikur koha e spurdhjakëve. Kjo pacavure Kushtetute e 2008 është e Kac Ismalit, që e ka të kycur në kokë kohën e Enverit. Është një hajdut, që dërdëllit. Ai s’ka shans të vijë të marrë votat as për kryeplak. Këta janë t’i vrasësh me bukë në gojë dhe prapë është pak

  17. A nuk është kjo ajo që kanë kërkuar? Ajo për të cilën kanë luftuar? Ajo që i ka bërë bashkë? Edhe në 2015? Edhe në 2017? Edhe kur dogjën mandatet e deputetëve opozitarë? Edhe kur dolën nga Parlamenti? Edhe kur dolën në revolucionin e hedhjes së molotovëve nëpër institucionet kushtetuese të vendit? Edhe kur bojkotuan zgjedhjet e 30 Qershorit 2019?

  18. Por çfarë mendonte Basha pak kohë më parë për listat e hapura në takim me studenta, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojnë“.

  19. Ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, është e marrëzishme të mendohet se mund të bëhen me një parlament si ky që ka Shqipëria aktualisht.
    Parlamenti e keni vënë re që komandohet tërësisht nga një politikan anarshist që nuk do tja dijë as për parlament, as për kushtetutë e as për ligje, por vetëm si të zgjërojë sa më shumë pushtetin e tij personaë.
    Ka një vit që Rama del në parlament e mban fjalime të gjata nga të cilat askush nuk mban mend pasi i ka dëgjuar se për çfarë ka folur. Vetëm llafollogji kaps, batuta ordinere, ngërdheshje aktoreske e duele politike qesharake me ish robaqepsin e tij Gjuzi apo me Murrizin që ulërin si të ishte në pazarin e Roskovecit duke tentuar edhe ai të konkurojë me Ramën medemek me batuta.
    Një komedi që nuk e sheh në asnjë parlament normal.
    Po a mund të marë vendime të rëndësishme të drejta për sistemin zgjedhor një parlament me të tillë përbërje ?
    Pikërisht se më në fund edhe Parlamenti europian, u njoh me nivelin e parlamentit shqiptar, e kërkoi si një nga kushtet e proçesit të integrimit, që rregullat e administrimit të zgjedhjeve, të vendoseshin me konsensus të detyrueshëm me opozitën reale e ky palo parlament duhej vetëm të miratonte këtë marëveshje.

  20. Pse nuk po ndjehet me, tozi??? Pse e pranon ky parane e vjedhur? E habiteshme po te kesh parasysh, qe temat e zgjedhjeve per prof. Tozin ka qene fusha e tije e preferuar e analizave edhe pse ne shumicen e rasteve pro ridhjerjes! Por kishte brena tyre edhe te te verteta kunder tufes se qeneve! Ehh… mor vella paraja ngren ujin perpjete!! ç’a? ….. EDHE TOZI I DO PARATE E Doçit! Heu bre…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *