• |
ide | kryesore

Video/ Finale pas 13 vitesh, Teuta i bën ‘gjëmën’ Kukësit: polemika për golin e barazimit të durrsakëve

-Instant, F1, Sport, Video



Në finale shkon Teuta, sepse Kukësi e mendoi të arritur suksesin përpara kohe, duke lejuar rikthimin e bregdetarëve, që shkojnë pas 13 vitesh në një finale të Kupës. Një arritje e rëndësishme për skuadrën e Martinit që siguron Europën me 2-1 e fiksuar në Niko Dovana kundër Bluve, në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Ishte konsideruar një ndeshje e paparashikuar për 0-0 e vajtjes dhe Teuta tentoi që në fillim të tregonte se do të ishte krejt ndryshe nga ajo e pak ditëve më parë ku dolën të mundur 3-0 në kampionat. Ekuilibri mbeti në fuqi deri pas pushimi. Në të 49′ kur Rroca kaloi në avantazh skuadrën e Orges Shehit. Një gol me peshë që detyronte Djemtë e detit të shënonin dy për të shkuar në finale, e duke parë si po shkonin gjërat në fushë u duk gati një mision i pamundur.

Dejvi Kapllani, i ardhur nga pankina, shënoi golin e barazimit në një aksion që Kukësi kishte rezerva të forta për faull në nisje. Finalizimi i sulmuesit ishte për tu admiruar, por më e keqja për Kukësin duhet akoma të vinte. Pikërisht në të 83′ Hoxha shënoi me kokë, këtë herë një gol të vlefshëm, me shije finaleje. Kundër Tiranës do të prezantohet skuadra durrsake, që i shkaktoi një tjetër zhgënjim të fortë Kukësit, në një sezon ku vetëm prezenca në Europë nuk justifikon investimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *