• |
ide | kryesore

Hagë/ Hashim Thaçi vijon marrjen në pyetje për të tretën ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të pyetet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi është paraqitur atje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.bAktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet./REL



3 Comments

  1. Eshte pak i gjate… s’kane arritur deri te koka!
    Po presin te jape doreheqjen, po s’po i duket dora, “gjarprit”

  2. PO NGORDHI ISA MUSTAFA,YMER GELBAZA ,CARLO BOLJA ,BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA ,SHPENZIMET E FUNERALEVE I PAGUAJ UNE thotë:

    DERGOJE NE GJYKATE KUSHTETUSE AKUZEN E NGRITUR NDAJ TEJE OR HASH??? Haha haha , DHE PASTAJ DO TE BEHET DULLA KOTI KRYEMINISTER

  3. Duhet te jeshe edhe pro Serb edhe idiot qe te gezohesh per ndyresite qe po behen i Kosoves kunder pavaresise saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *