• |
ide | kryesore

“I mbyllëm gojën të gjithëve”: Egbo beson se fitorja e dytë lan ‘turpin’ e parë

-Instant, Sport



“Mendoj që me kualifikimin e sotëm, kemi arritur ta bindim ata që thoshin që e ka lënë Tirana. Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan mbas ndeshjes së pare”. Fjalët e thëna nga Emanuel Egbo, tekniku i Tiranës, pas kualifikimit të bardhebluve në finale e Kupës së Shqipërisë tregojnë vetëm gjendjen emocionale dhe presionin që ishte mbi trajnerin, për atë që ndodhi në Ballsh. Është e qartë që kjo fitore nuk mund të zhbëjë (në rast se ka ndodhur gjë në vajtje, që është objekt hetimi i Komisionit të Etikës) ngjarjet e ndeshjes së parë, madje nuk është se kanë domosdoshmërisht lidhje. Gjithësesi, kjo dalje e teknikut pas seancës dëgjimore përpara Etikës, me të cilët takimi i radhës është në ditët në vijim, është një tentativë shfajësimi përpara opinionit publik.

Ajo që për Egbo duhet të ketë më shumë rëndësi, është fakti që luan për dy trofetë dhe rinovimi i kontratës, në terma të denja për një trajner të skuadrës kampione. E megjithatë, edhe këtë temë, nigeriani e shmang me delikatesë: “Nuk është koha për të folur tani. Shumica e skuadrës duhet të vazhdojë edhe për sezonin tjetër, sepse ata e kanë sjellë klubin deri këtu. Çdo njeri ka opsionin e vetë. Unë i kam thënë që lojtarët që e kanë sjellë klubin deri këtu, duhet të jenë pjesë e ekipit”, përfundoi Egbo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *