• |
ide | kryesore

Infektohet me Covid drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, është infektuar me koronavirus. Ajo është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.

Vjollca Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh. Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2, pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve përgjatë ditëve të fundit.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë. Ende nuk dihet se si është infektuar Vjollca Braho.



5 Comments

  1. kta nuk po ruajn dot veten e tyre , do na tregojne ne si te ruhemi , ktu eshte bere bir selam i nenes ke te qaj me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *