• |
ide | kryesore

Kanye West heq dorë nga kandidatura për president të ShBA-ve

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West ka hequr dorë nga gara presidenciale për vitin 2020. Fushata e reperit 43-vjeçar raportohet se është pezulluar në më pak se dy javë pasi ai konfirmoi me një postim në Twitter, vendimin për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në nëntor. Sipas një raporti të ri nga Intelligencer, një “specialist i sigurimit të votave” i quajtur Steve Kramer pretendon se West është tashmë “jashtë gare” pasi themeluesi i Yeezy-t kishte punësuar 180 njerëz staf, me pagesë dhe vullnetarë, për ta ndihmuar atë të sigurojë firmat e nevojshme. Kramer ishte një nga punonjësit e fushatës së punësuar nga West që do ta ndihmonte atë për ta çuar emrin në fletëvotimin në Florida, Karolinën e Jugut dhe shtetet e tjera. Specialisti pretendon se kishte “mbështetje të madhe” për ta dërguar reperin drejt votimeve. Por i pyetur pse West po e braktiste garën e tij presidenciale, Kramer nuk dha shumë sqarime: “Unë do t’ju njoftoj për atë që di, pasi të anuloj të gjitha gjërat tona”. Një burim i veçantë, i cili mbetet anonim, pohoi se njerëzit e punësuar do të paguheshin 5,000 dollarë për të ndihmuar West të mblidhte nënshkrime në Florida për të përmbushur afatin e votimit të 15 korrikut. Reperit i duheshin 132,781 nënshkrime të vlefshme nga votuesit në Florida në më pak se një javë.Një sondazh kombëtar tregoi se vetëm 2% e votuesve ishin duke menduar të zgjidhnin Kanye-n në zgjedhjet e nëntorit. Reperi njoftoi planet e tij për të kandiduar për president më 4 korrik, dhe me sa duket ëndrra e tij e madhe zgjati vetëm 10 ditë.Aktualisht pritet që ai të njoftojë personalisht tërheqjen nga gara.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *