• |
ide | kryesore

Milan zyrtarizon blerjen e parë: eksperiencë, regji difensive e fizicitet bindën kuqezinjtë

-Instant, Sport



Milan e Simon Kjaer do të vazhdojnë së bashku edhe për dy vite të tjera. Mbrojtësi danez, vite distancë nga ardhja e parë në Itali tek Palermo, pati nevojë vetëm për pak muaj për të fituar me titull përfundimtar fanellën kuqezi, me përfaqësime bindëse e duke ngritur shumë nivelin e një linje difensive të brishtë. Lojtari vjen nga Sevilla, për 3,5 milionë euro, e tashmë ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2022, sipas asaj që shkruan komunikata zyrtare.

Erdhi në janar, si pjesë e operacionit që coi Suso në Andaluzi, por me Kjaer në fushë Milan ka fituar tetë nga 11 ndeshjet e luajtura, 73% të totalit, me një përqindje që zbret deri në 25% në sfidat në të cilat danezi, për dëmtim ose zgjedhje teknike, nuk ka qenë prezent. Mesatarja e pikëve 2.4 për ndeshje kundër 1.4 pa të, janë shifra që konfirmojnë se mbrojtësi ka qenë një komponent po aq i rëndësishëm sa Ibrahimovic.

Mesatarja e topave të gjatë të saktë në një ndeshje (3.21 sipas Opta) është superiore mbi atë të gjithë mbrojtësve të kampionatit, ashtu si totali i pasimeve të arritur e numri i limituar i topave të gabuar. Edhe për ta dribluar nuk është e lehtë, duke qenë se ka pësuar vetëm 6 driblime në 11 ndeshje nga kundërshtarët.

KOMUNIKATA ZYRTARE E BLERJES
“AC Milan komunikon se ka ushtruar opsionin për blerjen me titull përfundimtar të përfaqësimeve sportive të Simon Kjær nga Sevilla FC. Futbollisti danez ka firmosur një kontratë me klubin kuqezi deri në 30 qershor 2022”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *