• |
ide | kryesore

“Nëse kishte kaq frikë, të bënte karantinën pastaj të shkonte tek familja”: Rama i helmatisur me Sormanin i hap derën Gegës

-Instant, Sport

Cështja Sormani ishte nga ato që nuk para janë dëgjuar në ambjentet e futbollit tonë e aq më tepër në një situatë kur përpara ish-teknikut italian të Partizanit janë vënë edhe trajnerë në kampionatet më të rëndësishme europiane. Tekniku dezertor, që braktisi skuadrën para derbit, në një intervistë për Tuttomercatoëeb akuzoi drejtuesit e klubit kryeqytetas për pa përgjegjshmëri, ndërsa në një intervistë për Top Channel kundërpërgjigjen e ka dhënë drejtori i përgjishëm i të kuqve Olsi Rama: “Me pak ngacmim do të thoja, në qoftë se do të kishte pasur kaq frikë nga Pandemia duhet të kishte ndenjur në Shqipëri, të kishte bërë 14 ditët e karantinës dhe më pas të shkonte pranë familjarëve në Itali, ai dhe stafi i vetë”.

Njeriu që e zëvendësoi në pankinë, të paktën si imazh, ka mohuar ndërkohë mirëkuptimin në divorcin mes palëve: “Në qoftë se Sormani do të vinte në derën e Partizanit, do të isha unë i pari që do t’i thoja që një kapiteni i anijes që e lë anijen të mbytet dhe del në breg nuk ka më moralin që të jetë kapiteni i kësaj anije”.


E në fund, mbyllja përfundimtare e derës për shkollën e Covercianos, jo për vlerën që kanë, por për impaktin e dështuar me realitetin shqiptar. Në këtë pikë, vëmendja kthehet tek trajneri që i shpalli kampion pas 26 vjetësh e me të cilin nuk u ndanë si duhet: “Kemi menduar të shikojmë brenda realitetit shqiptar. Skënder Gega ka lënë përshtypje të mira. Është trajneri me të cilin Partizani doli kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë. Të gjitha zgjedhjet që bëhen te Partizani janë zgjedhje të presidentit dhe drejtorit. Për momentin, eksperimenti italian është i dështuar. Nuk besoj se do të ketë afrime prej andej” përfundoi Rama.

5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu