• |
ide | kryesore

Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë mbaruar votimet për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni ku deri në orën 20:30 sipas KSHZ-së të drejtën e votës e kanë ushtruar mbi 50.86 % të votuesve.

Zgjedhjet kanë qenë kryesisht të rregullta, me disa incidente të vogla. Këto zgjedhje u mbajtën në situatë pandemie, ku për votime janë vëndosur rregulla strikte me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Admir Shabani bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, pra në orën 23:00

“Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Shabani.Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *