• |
ide | kryesore

“Parlamenti është sovrani”, Rama flet për ndryshimet kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjatë një konference ditën e sotme, Edi Rama foli në lidhje me votimin e djeshëm në komisionin e ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 qershorit.

Rama tha se kjo nisme ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.


Rama tha se reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar.

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensues se opozita parlamentare refuzon të pranojë mos depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit cka sic e dini, është lëshimi madh i bërë nga PS, jo me hirin e objektivave të vet por me pahirin e një nevoje për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

Ndërkohë që dje, komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qyettaërve jo vetëm në zgjedhjen e partive por dhe dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten e pa rrezikuar një arritje madhore të PS, në radhë të parë e forcave të tjera në këto ite, përfaqësimin e vajzave e grave në Kuvend

Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensues të plotë në opozitën parlamentare në votimin e djeshëm. Jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si PS të dy palëve, me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi konsensus për atë që këto palë me vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtë parlamentare edhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme është i papranueshëm. Qoftë në aspektin etik, qoftë në aspektin politik, dhe në aspektin kombëtar.

Pse? Sepse unë e di, ju e dini që as opozita jashtë parlamentare as presidenciale nuk e vlerësojnë e as e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë, Parlamentin e vendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që Kuvendi është sovran, dhe në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi të sulmohet, anatemohet, përbuzet qoftë nga një institucion si Presidenti dhe këtë e them në radhë të parë se etika institucionale është baza e shkruar në cdo paragraf të parë të kapitullitn të parë të cdo edukate shteti e qoftë nga vetë opozita jashtëparlamentare që zgjodhi ta braktisë Kuvendin m,e vullnetin e vet të lirë, ta zhvleftësojë Kuvendin me vendimin e vet sovran, mund të zgjedhë edhe ta përbuzë Kuvendin por përtej kësaj, asgjë tjetër smund të bëjë e asgjë nuk e shlyen nga përgejgjësia që ka lidhur me ata të cilët sot janë deputetë të opozitës në Parlament.

Nuk i kam sjellë unë, Balla e PS, i ka sjellë opozita jashtëparlamentare, me firmën dhe vulën e drejtuesve të saj, janë zgjedhja e tyre e ne sna mbetet vetëm ta respektojmë cdo deputet të opozitës në Kuvend.

Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës kushtetuese dhe integrimin në kodin zgjedhor pa cënuar asnjë pikë e asnjë presje të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare.”– tha Rama. 

15 Comments

  1. Palloshit i jane ber syte tkuq flake nga marazi! Kurse leqit Tao Tao Yaris Palla sdihet ku e ka lene fytyren! Shprehje me anonime se kta te dy sot kurre nuk kisha pare!

  2. Ky i gjati ka zullumet e veta pafund por ne kete rast eshte politikisht korrekt. Nje parti qe i merr koka ere dhe braktis parlamentin nuk gezon asnje vendimarrje politike. Keshtu eshte kur merr vendime te papjekura politike dhe duhet te vuash pasojat. Per kete ja ben shume mire ketyre te opozites qe ne te ardhmen kush do te guxoje te largohet nga parlamenti, duhet te rrije aty mbrapa deres, dhe te shohin si qente e zgjebosur kur ju hedhin ndonje kocke.

      1. Barkthare me i-phone. Sufllaqa eshte shume larg kavjarit nga rrjedha e siperme e Vollges. Qe tu ka shpifur sufflaqa kjo duket qe larg se po e perdor pak si shpesh. Nderroje te pakten me grosh mbase ta rrit statusin e viktimes ne shoqeri.

    1. Nuk eshte politikisht korrekt sepse ai pranoi te negocionte me opoziten jashte-parlamentit dhe te pranonte marreveshjen e arritur, marreveshje qe i siguroi votat ne parlament, derisa kuptoi qe nuk i dilnin llogarite. Ne 2008 ky me 60 deputet e shkroi reformen zgjedhore si i desh trapi dhe u votua si donte ky pavaresisht se numrat nuk e justifikonin. Keshtu qe ka te drejte ky qe thote se komentit tend i vjen era sufllaqe.

  3. Cili parlament? Permendi pak emrat e thuaj se cilet nga ata jane votuar si perfaqesues te popullit. Jam dakord qe listat i beri Basha dhe per kete mban nje pjese te mire te pergjegjesise, por tani mos tallni bythen, Di ajo “kerperata” sepse askush nuk ia di emrin e vertete, apo Gjuzi apo shume te tjere se cfare eshte kushtetuta? Dakord qe edhe Rama vete nuk ia ka idene, dakord qe Tao Tao me Mamicen jane bere lolo, por ama nivelin e atyre nuk e kane kapur ende. Te te nderrojne kushtetuten keta, eshte ajo shprehja e breshkes qe q.. se i ka ardhur dita. Megjithate… ne jemi nje popull qe duron shume. A do jemi ne gjendje te durojme edhe kur te na priten ndihmat dhe te na rivendosen vizat?

  4. Per cfare behen votimet? Individi vetem aty ben politike te kutia e votimit dhe ja delegon kete perfaqesi politike deputetit. Por ky deputet i papergjeshem i largohet kesaj perfaqesie atehere kete individ kush e perfaqeson? Sot PD eshte tamam parti rrugesh dhe per kete i duhet te vuaje, dhe ky i gjati e ka kuptuar heret dhe po ja ben me zi sa nuk behet kesaj opozite.

  5. Cdo fjale qe nxier ky eshte e genjeshter dhe madhtrim . Njeri PA turp e PA din e iman . Genjeu sy per sy kur tha se nuk kishte numrin e votave per te votuar mareveshjen e 5 qershorit kur kan dale hapur gjashte deputet te opozites parlamentare per te votuar mareveshje e pese qershorit . Eshte monster eshte me i keq se coronavirusi duhet se vaksina per te zhdukur te dy eshte ne perfundim e super , vaksina per coronavirusit eshte gati ne fundit te vitit ,Kurse pe kryemashtruesin eshte ne pranever ,cfardo qe te beje ky monster do perfundoje keq

  6. Teatri me i bukur ska ku shkon I bej thirrje lulit a ka gjak neper deje te dije ti pergjigjet se u ka tall si mos me keq

  7. Yxhym sahanlepiresit e patericat e Rames komentoni dhe mbrojeni kete rrugac se me keto budallalleqe qe komentoni me shume po ia beni gropen ketije rrugaci . Per tu bindur per kete keni shembullin e gazetes SHQIP e Cile ne dy sondazhe e nera para dy ditesh doli me i preferuar Basha se Rama cka e detyroje Blushin te bllokonte sondazhet. Osé kete e kan bere per te diskretutuar Ramen sepse eshte bere i PA pranushem nga te vetet

    1. Qyqari ti qe ju beson mediave si dikur komunistet Zerit te Populit. Akoma nuk e ke kuptuar qe media ketu eshte vetem nje sektor propagande qe ju ushqen juve te budallepsurve.

  8. Por, këta që tani janë në kaolicion bashkë, vetëm tri vite më parë ishin në kahe të kundërta.

    Basha akuzonte Metën se SH.P.K-ja e tij, LSI-ja, do të falimentojë, pasi për vite të tëra ka skllavëruar votuesit.

    Tani me sa duket Basha ka ndryshuar mendim dhe kërkon ndihmë pikërisht nga SH.P.K-ja e Ilir Metës. Shpellkare shkoni firmosni per teatrin grupin qe meret me kete e keni perballe biblotekes kombetare vraponi

  9. 30 vjet ma pare Partia Demokratike u formu JO si parti parlamentare.Partite nuk formohen n’parlament(kuvend).

  10. Do ngelesh gjithmone si kelyshi me i madh i kurves qe ka pas ky vend o pallosh . Lista te hapura thote kurva , me koalicione thote putana. Ropt ku ti kesh o edi rama , do ta marresh pergjigjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu