• |
ide | kryesore

PSG e Barcelona bien dakord për transferimin e Neymar: në Spanjë tregojnë formulën

-Instant, F1, Sport

Neymar tek Barcelona ishte tratativa që torturoi verën e kaluar, por që duket se po bëhet gati të përsërisë efektin edhe në këtë dritare të merkatos, në mes të krizës financiare që ka shkaktuar koronavirus. Sipas shtypit spanjoll, Psg mund të shesë Neymar tek Barcellona, që prej kohësh ka si qëllim të rikthehet në Camp Nou, nëse katalanasit janë të gatshëm të derdhin 80 milionë euro në arkat e francezëve plus kartonin e Dembelé.

Tek Barcelona duket se kanë një strategji shumë të qartë për ti dhuruar teknikut një skuadër yjesh, me të gjithë përforcimet e ëndërruara nga tifozët blaugrana. Pasi zyrtarizoi Pjanic, duke kaluar Arthur në Torino, e duke inkasuar edhe 15 milionë euro nga ky operacion, katalanasit po presin të bëjnë goditjen Lautaro nga Inter, ku lajmet më të fundit janë se zikaltrit kanë rënë dakord për Firpo si shkëmbim, por duhet gjetur marrëveshja për pjesën cash. E nëse goditja tjetër është Neymar atëherë Barcelona ndoshta duhet të sakrifikojë ndonjë nga pjesët e cmuara, ku më shumë rrezikon Griezmann, sepse në apel mungojnë rreth 150 milionë euro për dyshen e re që do të mbërrijë në sulm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu