• |
ide | kryesore

Reagon ambasadori Soreca: Votoni marrëveshjen e 5 qershorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike, ku maxhoranca ka votuar në komisione ndryshimet kushtetuese që hapin pjesërisht listat dhe nuk lejojnë koalicionet parazgjedhore.

Lexo më tej: 

PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndryshohen dy nene kushtetuese 

Kërcënon Gjermania: Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë hapjen e negociatave 

Soreca kërkon që të votohet në Kuvend pikërisht kjo marrëveshje. Ai thotë se propozimet shtesë, ato të opozitës parlamentare s’janë rekomandime të OSBE-ODIHR.

“Siç e dini BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit, proçes gjithëpërfshirës, kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Ne ftojmë parlamentin ta pranojë.

Reforma zgjedhore është kusht kyç për hyrjen në BE, kusht pa të cilin Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërkombëtare. Ky si kusht duhet të përmbushet plotësisht. Ndryshimet e kushtetutës sipas orientimeve të Këshillit të Venecias dhe OSBE, kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura. Ne e njohim parlamentin, ne inkurajojmë të gjitha palët të vazhdojnë dialogun, bashkëpunimin me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës ashtu si në 5 qershor.” – u shpreh Soreca, nga një aktivitet në qytetin e Vlorës.



5 Comments

  1. Ky hamshori i ministreve she zv ministreve foli, me zorr por qarte. Tani i takon sorres kineze nga ambasada amerikane qe tja tundi fort marrveshjen Rames dhe Murrizit se Shqipria do standarte europiane dhe jo standarte Lushnje ku do ta coje ky palo parlament

  2. Sa gjynahe ke ti Soreka dhe ajo lesh kacubja qe iku se po te ishit ju ata qe e donikete vend sdo ishte katandisur ne kete fare feje KM yne rrugac idiot tradhetar dhe hajdut ka edhe me U doli boja fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *