• |
ide | kryesore

Situatë e rëndë edhe në Maqedoninë e Veriut, 4 viktima dhe 198 raste të reja me Covid

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orë 4 pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoni. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova. Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeç.

Nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar. 71 të shëruar janë nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 12 nga Tetova, Veles-1, Manastir-1, Kocani -1, Probistip-1, Kërçovë-1, Resen-2.

Sipas statistikave nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj janë diagnostikuar 8530 persona me koronavirus, prej të cilëve 4565 janë shëruar, ndërsa betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 393 pacientë. Për momentin Maqedonia e Veriut ka 3572 raste aktive me COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *