• |
ide | kryesore

Spotify/ Si dhe sa paguhen këngëtarët në këtë platformë

-Instant, Paparazzi, Slider



Sipas CNBC, artistët mund të fitojnë $0,006 deri në $0,0084 për një dëgjim (stream). Sipas Information in Beautiful, shifra është $0,00437/stream dhe me një matematikë të thjeshtë, për 1000 streams, një artist fiton afërsisht nga $4,37 – $8,4. Nisur nga kjo, Spotify është një nga platformat që paguan më pak, por është shumë herë më mirë se YouTube, i cili ka politikat më të këqija për pagesën e artistëve. Për një klikim, YouTube jep $0,00069. Sidoqoftë, të dhënat mund të jenë fitimprurëse në rast se artistët zotërojnë të drejtat e plota të këngëve. Spotify u jep 70% të të ardhurave personave që kanë të drejtën e këngës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *