• |
ide | kryesore

Tirana në finale, për të mbyllur polemikat: 2-0 ndaj Bylis në kthim

-Instant, F1, Sport, Video



Një reflektim që pritej nga Tirana pas polemikave të ndeshjes së parë gjysëmfinale kundër Bylis. Bardheblutë shkojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë me një 2-0 që mund të qetësojë disi zhurmën e krijuar pas 2-1 në Ballsh. Egbo shkarkon kështu një tjetër presion nga vetja, e mbetet në garë për të dy trofetë sezonalë…

Ernest Muci lë shenjën e tij edhe në gjysëmfinalen e kthimit në minutën e 6, pas sugjerimit të Halilit, duke justifikuar prezencën, për kënaqësinë e Egbo. Bylis bëri reagimin e duhur e ndoshta të vetmen gjë që mund të bënte më mirë është të fillonte të luante me agresivitet para se të pësonte gol. Tirana luajti në administrim, duke preferuar të godasë në momentin e duhur, si me Hoxhallarim në minutën e 25 pas në një coroditje defensive të ballshiotëve që harruan shtatlartin të lirë për të finalizuar golin e 2-0.

Në skenarin më të mirë Bylis i duhej një gol për ta cuar lojën në shtesë. Tirana vuajti shumë ritmin e kundështarit, që u mundua të kthehej në lojë përpara pushimit. Cështje shënjestre, ajo i mungoi ballshiotëve që fshikën traversën dy herë në 6 minuta më konkluzionet e Sallakut e Shkallës, ndërsa në pjesën e dytë pati edhe rastin e Ndrecës në minutën e 69′ që nuk e ndaloi dot Tiranën të rrëmbente finalen me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në 180 minuta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *