• |
ide | kryesore

Vajza e doktoreshë Najada Çomos: Kam 4 muaj që s’e përqafoj mamin!

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Vajza e doktoreshë, Najada Çomo, ka bërë një postim në Facebook, për momentet e vështira që po kalon për shkak se pandemia e ka ndarë nga mamaja.

Ajo shkruan se ka 4 muaj pa e përqafuar të ëmën dhe iu ka bërë apel të gjithëve të respektojnë masat.

“Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën”, shkruan ajo



4 Comments

  1. Kete hartim duhet ta kishte mbyllur me, lani duart me sapun. Megjithate, une i rri vetes 2m larg. Te fala xhaxhi piperosssss!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *