• |
ide | kryesore

VIDEO/ E godasin në kokë sa doli nga lokali, humb jetën i riu në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Gjirokastër pasi është goditur disa herë me sende të forta në kokë. Mësohet se i riu është transportuar në spital nga persona të panjohur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Zinxhiria”, kur 34-vjeçari me iniciale Gj.A. sapo kishte dalë nga një lokal. Mjekët kanë konstatuar plagë në pjesën e ballit, goditje të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.


Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu