• |
ide | kryesore

Video/ Prezantim prej top-player për Klaus Gjasulën: mesfushori i kombëtares kalon vizitat mjekësore

-Instant, Sport, Video



Klaus Gjasula prezantohet tashmë në klubin e tij të ri, edhe pse nuk ndryshon territor, duke qendruar brenda Gjermanisë kur firmosi për Hamburgun që militon në Bundesliga 2. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë e kishte të qartë panoramën, kur vetëm dy ditë më parë njoftoi zyrtarisht largimin nga Paderborni, pas rënies së klubit në Bundesliga 2.

E megjithatë, nuk ishte ky motivi që e bëri shqiptarin të ndryshonte ambjent, sepse edhe me skuadrën e re, sezonin e ardhshëm do të luajë aty, por fakti që Paderborn nuk aspiron ambicjet për tu kthyer protagionist me shpejtësi në elitën e futbollit, ndryshe nga Hamburgu, që e prezentoi lojtarin si një top player, përmes një video inspiruese.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori i Kombëtares është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Hamburgut, me objektivin për tu ngjitur në elitën e futbollit gjerman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *