• |
ide | kryesore

Zbulohen pikat ku Rama e shkel marrëveshjen e 5 qershorit dhe mashtron ndërkombëtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama është futur në një spirale të pafundme mashtrimesh. Këtë bëri edhe sot kur deklaroi se  ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet pra as marrëveshjen e 5 qershorit që ai thotë se do ta votojë të plotë. “Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta” tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi

Po çfarë bën Edi Rama me ndryshimin kushtetutes, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës.

 

Ky nuk është neni i vetëm, që nxjerr zbuluar fatin se Edi Rama po prish marrëveshjen me heqjen e koalicioneve

Në nenin 36 të draftit të dakordësuar thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Sic duket qartë, e zezë mbi të bardhë : PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

 

 



6 Comments

  1. “Rilindja” e mashtrmit,e denigrimit,e antishqiptarizmit,e droges,e kusarisë,e antivlerave,e pabesisë
    e ligësisë.. Keto metoda perfide do te helmojn jo vetem kulturen politike per nje koh shume te gjate,
    por do te zvetënojn edhe moralin e popullit shqiptare ne pergjithesi,ku shumica eshte militantizuar.
    “Rilindasit” e mbrojn EdvinD’Ramen edhe kur bën polike antikombetare!Këtë që bëri Rama me Kosovën
    tani,e ka bërë para 100 vjetësh Esat Toptani.Ishte vrasja e tij nga Avni Rustemi që shpëtoi Shqipërin nga
    ndarja e territorit shtetror te 1912-ës ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë.E njëjta gjë duhet të kishte
    ndodhur edhe me Ramën,nese Shqiperia do kishte akoma patriote dhe jo militante partiake.Ne fillim
    eshte Partia,pastaj vjen Shqiperia,deklaroi Taulant Balla,dhe militantet e duartrokiten!!!

    1. Po te lexosh pak me shume o Zigur vllai , do kuptosh qe Esat Pash Toptani e kishte nje fare burrerie . Keta jane te gjithe shume e shume me keq se Esat Pasha .

  2. Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…”.O Guri o trim me flete mjaft ja lepive bythen e loqet luluqes por shko ha supen o zigur

  3. Si nuk tha nje here te verteten ky njeri ? Mndjen vetem per hile dhe shejtanlliqe . Lindi vemje e do vdese i tille .
    Paaaalloooooosh anetes …………………beji te fala

  4. Ndërkohë që ne e njohim plotësisht rolin e Parlamentit për të miratuar elementë shtesë të reformës elektorale për ndryshimin e sistemit, ne inkurajojmë të gjitha palët të përfshira për të vazhduar diskutimet dhe dialogun me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe një mekanizëm gjithëpërfshirës të treguar gjatë marrëveshjes së 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për reformën elektorale”, tha ai.

    Këto deklarata ambasadori Soreca i bëri nga Vlora, gjatë lançimit të fushatës “Europa është këtu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *