• |
ide | kryesore

Zhvillim i fundit/ Basha në takim me Presidentin Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta.

Takimi është kërkuar nga Presidenti Meta dhe ka filluar në ora 11:00.

Kreu i opozitës u ftua në një takim nga kreu i shtetit Ilir Meta, një ditë pasi komisioni  i ligjeve miratoi në unanimitet, nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetutese.

Mësohet se në takim me kreun e shtetit, kryedemokrati Basha shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Një ditë më parë, Partia Socialiste bashkë me votat e opozitës parlamentare kanë eliminuar ekzistencën e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, u miratua ndryshimi kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.
Në amendamentin që mori votat e të gjithë deputetëve, saktësohet se “kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese”.

Në ndryshimin e miratuar nuk ekziston fjalia taksative e këkuar nga opozita parlamentare që në Kushtetutë të theksohet ndalimi i koalicioneve parazgjedhore. Ndërkohë rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në Kodin Zgjedhor.

Në ndryshimet kushtetuese u sanksionua kalimi pjesërisht me lista të hapura të kandidatëve për deputetë në zgjedhje. Por është bërë kujdes që listat të mos jetë tërësisht të hapura, pasi është saktësuar se “ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor”.

 



3 Comments

  1. Me siguri Meta eshte pro ndryshimeve,pasi ne 2008 ten hyri ne greve urie pikerisht per listat e hapura dhe mosdakortesine e ndryshimeve te atehershme nga Rama dhe Berisha pas Gerdecit ku u ndryshua kushtetuta dhe u be ligji ekzistues me lista te mbyllura,keshtu qe zoti President duhet te jete i lumtur qe me ne fund u arrit ajo qe ai kerkonte,listat e hapura dhe matja e forces para popullit dhe jo para kryetarit…

  2. Arroganca e Edi Rames dhe bandes se tij po kalon cdo fantazi. Shkalla me e larte e korrupsionit ne nje vend, eshte kapja e shtetit. Qe do te thote, kur me ane te miratimit te ligjeve, synohen perfitime. Por te ndryshosh kushtetuten per te eleminuar cdo mundesi qe subjektet e tjera politike te mund te kene koalicione, kjo eshte kulmi. Veprime te tilla jane ose teorikisht duhet te jene objekti i organeve ekstra-ligjore qe ne kemi per hetime. Pra SPAK! Te dhjefsha SPAK me nje mut te madh. Nese nuk i behet ndal kesaj baterdie kushtetuese, do te jemi nen nje regjim te keqen e komunizmit. Nen nje regjim te krimit te avancuar politik te organizuar.

  3. PDja vendosi te braktise parlamentin dhe kujtoi se do merrte pushtet ne tavoline ose me dhune. Ja dhe rezultati. Pergjegjesia si gjithmone jetime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *